Planifikonte një sulm terrorist, arrestohet 30-vjeçari maroken në Itali

Një 30 vjeçar maroken është arrestuar në Napoli të Italisë pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm ndaj komunitetit hebre.

I riu, i lidhur me ISIS, u arrestua me akuzën e shoqërimit me qëllim terrorizmi, përfshirë terrorizmin ndërkombëtar, ose përmbysje të rendit demokratik.

30-vjeçari, sipas asaj që rezultoi nga hetimet, dyshohet se i është bashkuar ISIS-it dhe se është përfshirë në aktivitete të kërkimit të faljes dhe shpërndarjes me mjete elektronike,të materialit multimedial që i atribuohet organizatës terroriste. Ai kishte shprehur gjithashtu dëshirën për të marrë një thikë për të realizuar plane terroriste./BoldNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne