Plas bomba tjetër e Bild/ Një ministër në manipulimin e zgjedhjeve 2017

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

“Një shef policie që bën një plan për manipulimin e zgjedhjeve dhe që pas kësaj flet me një ministër. Një ministër që komunikon me një mafioz”. kështu paralajmëron Gazetari i Bild Peter Tiede përgjimet e reja që do të publikohen së shpejti.

Në faqen online të gazetës është publikuar ky njoftim që është një provë më tepër për manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në 2017.

Në video përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.

Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.

Me pas Aga flet me deputetin Ulsi Manja te cilit i kerkon te shkoje ne komisariatin e Bulziqes (ku edhe u transferua me vone)./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne