Plas në Kuvend, shikoni fytyrën e Ramës teksa qëllohej me vezë/ FOTO

Ka nisur me tensione dhe tone të larta seanca plenare. Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancë por jo për shumë gjatë, pasi u sulmua me vezë nga deputeti i PD-së, Endri Hasa. Ngjarja ndodhi pasi Rama deklaroi se do ia lërë fjalën kreut të PD-së pasi vetë do vazhdojë dialogun me studentët.

Hasa qëlloi kryeministrin me vezë në gjoks. Edhe deputeti tjetër i PD Gent Strazimiri është çuar në këmbë por ka ndërhyrë menjëherë garda.

Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca dhe e ka ndërprerë seancën.

Më herët kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të larta dhe tha se opozita është rikthyer për studentë.

Opozita është rikthyer në parlament pas një kohe të gjatë ose për herë të parë në këtë sesion.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ndërkohë që jashtë parlamentit do të mbahet një protestë. Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në protestë, duke përfshirë dhe banorët e Unazës së Re.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne