Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes ka kërkuar nga kandidatja për deputete e PS, Luljeta Bozo të kërkojë falje për deklaratat e saj për diktaturën e Enver Hoxhës si dhe të japë dorëheqjen.
Në një deklaratë, PEMC ka dënuar deklaratën e Bozos se në kohën e Hoxhës ‘’kishte më shumë të mira, se të këqija’’.
Sipas PEMC, shqetësim mbetet edhe fakti që PS nuk u distancua teksa deklaratat janë një njollosje për kujtesën e mijëra viktimave nga diktatura e Hoxhes.
Deklaratat e Luljeta Bozos shkaktuan replika dhe reagime nga opozita kryesisht, teksa inxhinierja e cila kontribuoi gjatë tërmetit, sot është kandidate e PS në Tiranë.
DEKLARATA NGA PEMC
Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane shpreh shqetësim të thellë në lidhje me deklaratën nga kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, e cila u shpreh se komunizmi ishte një “diktaturë kushtetuese” që “zhvilloi Shqipërinë”, dhe se diktatori komunist Enver Hoxha kishte “më shumë anë pozitive sesa negative”.