Efektet e pandemisë në ekonomi/ Shqipëria përfiton 90 milionë euro nga Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka shpërndarë këtë të mërkurë 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të asistencës makro-financiare lidhur me COVID-19.

Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e këtij programi prej tre miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë.

Ky fond synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit. Disbursimi do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda social-ekonomike të pandemisë së covid 19 në Shqipëri.

“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro.

Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale.

Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë.”, -thuhet në deklaratën e KE-së, e cila është shpërndarë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne