PLO: Izraeli ka aneksuar 95 për qind të Luginës së Jordanit

Izraeli ka aneksuar 95 për qind të Luginës së Jordanit të Bregut Perëndimor, tha sot një zyrtar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet izraelite kanë intensifikuar ndërtimin e vendbanimeve në rajon si “fillim për të zbatuar planin e aneksimit, vjedhjes”, tha në një deklaratë Saeb Erekat, sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Ai theksoi se rreth 55,000 palestinezë jetojnë në rreth 5 për qind të zonës, ndërsa 12,700 kolonët izraelitë kontrollojnë pjesën tjetër të tokës.

Sipas Erekat, në vitin 2019, Izraeli ndërtoi katër vendbanime të reja në Luginën e Jordanit dhe 110 njësi janë shtuar në vendbanimet ekzistuese.

“Izraeli vjedh 94 për qind të ujit palestinez në rajon”, shtoi Erekat.

Në muajin shkurt, një ekip amerikan-izraelit filloi të zhvillojnë një “hartë të saktë” të pjesëve aneksuese të Bregut Perëndimor, nën të ashtuquajturin planin e paqes amerikane të njohur si “marrëveshja e shekullit”.

Më 28 janar, presidenti i SHBA-ve Donald Trump zbuloi të ashtuquajturën “marrëveshja e shekullit” për t’i dhënë fund një prej mosmarrëveshjeve më të gjata në Lindjen e Mesme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne