PLO thirrje komunitetit ndërkombëtar për “konkretizimin e pavarësisë së Palestinës”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saib Uraikat, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të konkretizohet pavarësia e Palestinës dhe t’i jepet fund okupimit izraelit.

“Palestina ende pret nga bota zbatimin e deklaratës së pavarësisë duke konkretizuar shtetin palestinez me kryeqytet Kudsin sipas kufijve të 4 qershorit të vitit 1967”, ka thënë Uraikat në një mesazh me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Palestinës më 15 nëntor të vitit 1988.

Në këtë drejtim, ka theksuar Uraikat, Palestina pret nga komuniteti ndërkombëtar të zbatojë përgjegjësitë politike, juridike dhe morale dhe të gjejë zgjidhje për problemin e refugjatëve.

Uraikat po ashtu ka kërkuar lirimin urgjent të të gjithë të burgosurve palestinezë dhe gjykimin e të gjitha krimeve të forcave okupatore dhe kriminelëve të luftës.

Zyrtari i PLO-së ka thënë se qeveria palestinezë është e vendosur për zgjidhjen e shpejtë të ndarjes midis grupeve palestineze dhe realizimin e pavarësisë.

Ndryshe, krijimi i shtetit të Palestinës ishte shpallur më 15 nëntor të vitit 1988 në Algjeri nga ana e Këshillit Nacional Palestinez, organ legjislativ i PLO-së./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne