PLO: Trump sakrifikoi Palestinën për ambiciet e tij zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat tha se Palestina është bërë viktimë e ambicieve zgjedhore të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Erekat në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në Twitter pasi presidenti amerikan Trump njoftoi se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe se Serbia do të transferojë ambasadën e saj në Kuds.

“Presidenti amerikan Trump sakrifikoi Palestinën për ambiciet e tij zgjedhore”, tha Erekat duke shtuar se Trump dhe ekipi i tij për t’u rizgjedhur përsëri mund të zbatojnë të gjitha llojet e praktikave madje edhe nëse shkatërrojnë paqen dhe rendin botëror.

Ai tha se administrata e Trumpit duke inkurajuar shtetet që të njohin Kudsin e aneksuar si kryeqytet të Izraelit ka shkelur edhe njëherë ligjin, rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të drejtat e palestinezëve.

“Qëndrimi në fjalë është plotësisht i njëjtë me normalizimin EBA-Izrael”, theksoi Erekat duke i bërë thirrje Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) që të marrë masa konkrete kundër atyre që inkurajojnë krimet dhe shkeljet kundër territoreve dhe popullit palestinez.

Trump në dhjetor të vitit 2017 njoftoi se SHBA njeh zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se vendi i tij ka marrë vendimin për të transferuar ambasadën nga Tel Avivi në Kuds./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne