“Po fsheh përgjegjësinë penale”/ PD kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut

Partia Demokratike akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Energjetikës, Belinda Balluku se mashtroi për lëndët toksike që eksportohen përmes Portit të Durrësit. Përmes një deklarate, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari kërkoi dorëheqjen e Ballukut dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Ai tha se Balluku në mashtrim të hapur dhe papërgjegjshmëri, po merr në mbrojtje ministrin e Mbrojtjes i cili ka qenë drejtor i Portit të Durrësit kur është bërë eksortimi i ngarkesës së mbetjeve të dyshuara toksike. Ai tha se Balluku gënjeu kur tha se mbetjet toksike janë përgjegjësi e një kompanie private dhe jo e Portit të Durrësit.

“Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave. Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale”, u shpreh Muçollari.

Ai theksoi se “është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut, Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij”.

“Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent”, shtoi më tej anëtari i Kryesisë së PD./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne