“Po mbesim pa intelektualë mospajtues me të këqijat, oligarkët politikë i kanë përulur”

Akademiku Rexhep Qosja është një nga zërat e paktë ende i respektuar në opinionin publik të Shqipërisë.

Në këtë pjesëz bisede botuar nga DITA, ai duket “i dorëzuar” lidhur me mundësinë që intelektualët në Shqipëri dhe Kosovë të munden të përballe denjësisht me klasën e korruptuar politike.

Biseda është zhvilluar via-mail mes tij dhe një akademiku shqiptar dhe i është dërguar kryeredaktorit të gazetës DITA.

Ndër të tjera, profesor Qosja shkruan:

“…Por, si duket po harxhohemi kot menderisht dhe ndjenjerisht edhe une edhe ju edhe pak te tjere si ne duke shprehur mospajtimet ndaj te gjitha ketyre prishesive qe e kane pushtuar politiken shqiptare sot edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove. Oligarket politike kane arritur ta perulin, prandaj edhe ta deshperojne krijimtarine intelektuale ne pergjithesi. Po mbesim pa intelektual mospajtues me te keqijat. Me gjithe ate s’duhet te heshtim, s’duhet te dorëzohemi…”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne