PO VËLLA, ASHTU ISHTE | DR. ALI SHERIATI | PJESA 1

Unë kam shkruar disa vërejtje për këtë brëmje, të cilat janë përfundim i gjërave që i kam tënë gjatë neteëve të kaluara. Mireëpo fjalët e mikut tonë Perviz Horsandit, i cili është prozatori më i fuqishëm, që i shërben besimit tonë, plotësisht e ndërruan atë që dëëhiroja ta them, njëkohësisht i ndërruan ndjenjat dhe kahjen e mendimeve të mia. Prandaj, e ndjej pë detyrë që t’ju flas për kujtimet që i pata atëherë kur e përmenda emrin e tij.
Në qoftë se flas për vete, atëherë kjo është ngase dëshiroj t’ua shpreh këto kujtime, kujtime që më përkasin mua, k1asës sime në këtë botë, shoqërisë sime, qytetit tim dhe historisë sime. Në njëfarë mënyre jam i lidhur me grupet e sotme edukuese, ndërsa ju e dini se si ato mendojnë, çfarë marrëdhënie kanë me fenë, cilat caqe synojnë dhe çfarë gjuhe dhe kulturë posedojnë.

Nga ana tjetër, unë rrjedh nga një fushë, nga një tokë, nga një shkretëtirë, nga një vend i pastrehuar, pa lumturi dhe pa prosperitet. Jeta është vetëm një zbrazëti dhe skamje e përcjellë me vështirësi. Unë jam gjithashtu i Iidhur me stërgjyshërit, gjaku i të cilëve nuk përmban asnjë fije bujarie, nëse i kemi parasysh ata që besojnë se bujaria matet me fjalët siç janë ari, argjendi apo fuqia – atëherë pikëpamjet e mia nuk kanë në vete asnjë lloj të këtij gjaku. Sa i përket natyrës sime, unë jam i vetëdijshëm se stërgjyshërit e mi, nënat dhe baballarët që kanë humbur diku në histori, kanë lindur në varfeëri dhe kanë jetuar në mjerim dhe në shtypje.

Me këto karakteristika që i kam, unë iu rreka studimit të qytetëimit. Jam i vetëdijshëm për vazhdimësinë e qytetërimit dhe e kam ditur se qytetërimet e mëdha të njerëzimit dhe veglat e tyre janë nderi më i madh për gjenialitetin e njerëzimit. Në te gjitha vendet dhe në të gjitha qytetet që kam qenë, menjëherë kam mund t’i shquaj monumentet madhështore të qytetërimit paraprak, ashtu që mundesha të dij, të shoh dhe të dëgjoj se çfarë veprimesh kishin krijuar fiset apo grupet gjegjëse të njerëzve dhe cilat ishin ato madhështi që ata i kishin vënë në jetë.
Kur shkova në Greqi, në tempullin e Delfit, menjëherë më pushtoi frika dhe respekti nga madhështia e ndërtesës si dhe nga bukuria dhe mrekullia e punës së bërë. Në Romë e vizitova Muzeun e Artit dhe të Arkitekturës Botërore, ku pashë shumë tempuj të mëdhenj dhe kështjella të mëdha nga Lindja e Largët, nga Kina, nga Kamboxha dhe nga Vietnami. Ato janë male vigane që njeriu i ka skalitur me duart dhe gishtërinjtë e tij. Ai ka përdorur sytë dhe shqisat e tij ashtu që t’i ndërtojë ato në formë të tempujve për zotat në tokë – për klerin zyrtar të fese së tyre.

Pastaj, këtë vit shkova në Afrikë që t’i shoh tri piramidat e Egjiptit. Papritmas, të gjitha ndjenjat e mia të brendshme u shfaqën jashtë. Menjëherë shpejtova t’i vizitoj piramidat e mrekullueshme, si nga pikëpamja e haxhit për mrekullitë e botës, ashtu edhe nga gëzimi që rn’u ofrua një mundësi e tillë. Kërkova shpjegim për ta sqaruar shkakun e formës së piramidave, historine e tyre, mrekullinë, bukurinë dhe fshehtësite. Skllevërit kishin sjellë në Kajro mbi teteqind milione gurë të mëdhenj shkëmborë nga Asuani (vendi ku ata e kishin ndërtuar ndërtesën e famshme). Ata ndërtuan nëntë piramida; gjashtë prej të cilave janë të vogla, kurse tri të tjerat janë te mëdha dhe te njohura në mbarë boten. Ata sollën tetëqind milionë shkëmbinj nga një largsëi prej 980 kilometrash. I vunë njërin mbi tjetrin dhe e ndërtuan monumentin, në të cilin u varosën kufomat e balsamuara të faraonit dhe të mbretëreshës.
Vendi i posaçëm i varrimit, i cili është shumë i madh, është ndërtuar nga pesë pjesë te mëdha. Katër prej tyre janë përdorur si mure, ndërsa pjesa e pestë si kulm. Që të përfytyrohet vëllimi dhe pesha e shkëmbit që e përben kulmin, mjafton të dihet se ai është nga mermeri, dhe mbi të janë mbështetur disa milionë gurë te mëdhenj, të cilët arrijnë gjer në majën e piramides. Ky kulm, mbi 5000 vjet ështe duke e mbajtur këte peshë. Unë ndjeva një perjetim të çuditshëm nga madhështia e terë kësaj dhe nga ajo kur i pashë disa shkëmbinj që ishin nja 300 apo 400 metra më Iarg, që në mënyrë të çrregullt ishin vendosur mbi njëri-tjetrin.

E pyeta udhëheqësin se ç’ishin ato. “Asgjë, vetem ca gurë”, u përgjigj ai. Përsëri ngula këmbë që të më tregojë se ç’ishin ato. Ai më tha se ato ishin kripta (dhoma të nëndheshme) të nxjerra nga thellësia prej disa kilometrash nën tokë. “Përse?” e pyeta. Ai u përgjigj, “Tridhjetë mijë skllevër punuan gjatë tridhjetë vjetëve duke i bartur mbi kurrizin e tyre keta gure nga largesia prej mbi 1000 kilometrave. Nga barra e rëndë, skllevërit vdisnin grup pas grupi. Brenda ditës faraonit i vinin lajmet per vdekjen e qindra njerëzve. “Po”, thashë në vete, “sistemi skllavopronar, sipas Shvarcit, ishte i atillë saqë kurrë nuk Iejoi zbulimin e llozit dhe te rrotës,” Udhëheqësi vazhdoi, “Ata i hedhnin skllevërit në një gropë dhe aty i varrosnin, e pastaj i zëvëndësonin me skllevër të tjerë”.
“Dua t’i shoh ata mijera skllevër të dërrmuar që janë bërë pluhur”, i thashë unë. “Nuk ka se ç’të shihet”, tha ai. “Gurët janë shtrirë mbi njëri-tjetrin dhe mbi kriptat e mijëra skllevërve, të cilët sipas urdhërit të faraonit janë varrosur aty pranë. Kjo është bërë kështu ngase, ashtu sikundër që kanë punuar për të giatë kohës kur kanë qenë te gjallë, ata do të duhej të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe si të vdekur, por tani me shpirtrat e tyre.”
Atëherë iu drejtova udhëheqësit, “Më lë të vetëm”, i thashë. “Nuk më nevojitet shoqerimi yt. Do te ec vete.” Shkova e u ula pranë varreve dhe për një çast ndjeva një marrëdhënie të ngrohtë familijare ndërmjet meje dhe atyre që flinin në varre. Që të dy palët ishin të të njëjtes gjini.

Është e vërtetë se unë kam ardhur nga një vend, kurse ata nga një tjeter. Unë i përkas një race, ndërsa ata i përkasin racës tjetër, por këto janë ndasi të vrazhda, që i ndajnë qeniet njerëzore, kështu që të afërmit bëhen të huaj, ndërkaq të huajt bëhen të aftërt me njëri-tjetrin.

Pavarësisht nga këto ndasi, unë ndjeva se i përkas racës së tyre, hierarkisë dhe famlijes së tyre, dhe vuaja për dhembjet e tyre. Kur hodha një shikim drejt atyre piramidave të mëdha, unë ndjeva një tjetërsim të plotë përballë lartesisë së tyre, përballë famës dhe madhështisë që e kishin. Por Jo. Unë ndjeva urrejtje ndaj madhësisë, artit dhe qytetërimit të tyre. Të gjitha monumentet e mëdha, të cilat qytetërimet i kanë ngritur gjatë historisë së tyre, janë ndërtuar mbi eshtrat e stërgjyshërve të mi. Stërgjyshërit e mi te skllavëruar, e ndërtuan edhe murin e madh të Kinës dhe, cilido që nuk mundi ta durojë barrën e atyre gurëve te mëdhenj, u shtyp dhe u bë pjesë e atij niuri. Muri kinez, si edhe muret dhe monumentet tjera dhe mbeturinat e mëdha të qytetërimeve të njerëzimit, u ndërtuan në të njëjtën menyrë, me shkëmbinj të mëdhenj që u vunë mbi mishin dhe mbi gjakun e stërgjyshërve të mi.
Ndjeva një urrejtje dhe një mllefosje. Kuptova se qytetërimi ishte një mallkim. Ai është pasojë e shtypjes dhe skllavërimit mijëvjeçar.U ula ndërmjet grumbullit të varrezave dhe ndjeva se të gjithë ata, që flenin nëpër varret e tyre, janë vëllezërit e mi.

Pastaj u ktheva aty, ku qëndroja më parë, dhe njërit prej vëllezërve të mi të panumërt i shkrova një letër. U ktheva prapa për 5000 vjet. Atij ia shpjegova të gjitha; se përkundër asaj që ai qe 5000 vjet nuk ekziston më, prapeseprape skllavi dhe skllavëria kanë vazhduar të ekzistojnë.

I shkrova kështu:
“Vëllai im, ti na ke lenë, por ne e vazhduam ndërtimin e qyteterimeve të mëdha, shembujt e fitoreve të mëdha për mbajtësit e nderimeve të mëdha. Ata hyjnë në fshatrat dhe në qytetet tona. Na zaptuan dhe na përdorën në vend të kafshëve tërheqëse katërkëmbëshe dhe na detyruan që t’i ndërtojmë varret e tyre. Në qoftë se në ndërkohë fuqite tona shtereshin, ata na perdornin në vend të gurëve për ndërtim. Por nëse e përfundonin ndërtimin, atëherë nderi i mvishej tjetërkujt dhe për ne, madje nuk mbetej as një kujtim i vetëm.

Herë pas here na inkuadronin në luftë kundër njerëzve që nuk i njihnim fare. I nxjerrnim shpatat tona kundër dikujt, për të cilin nuk ndjenim as një fije urrejtje, kundër atyre që ishin si ne, që ishin t klasës sonë dhe që kishin fatin tonë. Ata na morën përpara syve të nënave dhe baballarëve tanë zemërthyer, tëë cilët me padurim prisnin që te kthehemi. Dëshira e tyre kurrë nuk u plotëesua. Këto luftëra siç thonë të shkolluarit, ishin luftëra ndërmjet dy grupeve që luftuan njëri kundër tjetrit dhe atë pa vullnetin ë tyre dhe pa e njohur njëri-tjetrin! Ata na morën. Ne u shkatërruam e u masakruam. Nëse pësomnim disfatë, atëherë nënat dhe baballarët tanë duhej ta duronin dhembjen, shkatërrimin e fshatrave tona si dhe shkatërimin e fushave tona. Nëse dilnim fitimtarq, atqherq nderi dhe fuqia i mvishej tjetërkujt, kurse ne as që mund të merrnim pjesë në atë fitore dhe në plaçkën e saj.

Po, vëlla! Shumë gjëra ndërruan pas teje. Faraonët e mëdhenj e të fuqishëm të historisë e ndërruan mënyrën e të menduarit. Ne u bëmë të lumtur. Ata besonin se shpirtrat e tyre ishin të përjetshëm dhe se ata shpirtra sillen reth varreve të tyre, dhe, nëse trupi i tyre mbetej i paprekur, atëherë shpirti e vazhdonte lidhjen me trupin e tij, besirn ky, i cili i shtyri të na detyrojnë që t’i ndërtojmë ato varre të mëdha të vrasësve tanë. Ata, pastaj u bënë intelektualë, dhe kurrë më nuk menduan për vdekjen. Ata e lanë atë ide të lashtë. Ne dëgjojmë tani gjëra të reja. Ne u liruam nga ndërtimi i varreve të ketilla dhe nga mbajtja e tetëqind mëlionë gurëve nga largësia prej 1000 kilometrave dhe nga vendosja e tyre njëri mbi tjetrin.

Por, dëgjo. Ky ishte vetëm një gëzim jetëshkurtër Pas shkuarjes tënde, ata vazhduan t’i sulmojnë fshatrat tona dhe përsëri filluan të na skllavërojnë. Edhe këtë herë, kurrizi dhe supet tona bartën peshën e gurëve të mëdhenj e të shtyllave të mëdha. Këtë herë jo për varret e tyre, sepse varreve nuk u jepnin rëndësi, por për pallatet e tyre. Shumë pallate të mëdha u ndërtuan me mishin dhe gjakun tonë. Ato u ndërtuan që të qëndrojnë krenare mbi tokë, kurse pranë tyre qëndronin varret e gjeneratave tona të tjera.

Vëlla, ateherë kur e kishim humbur shpresën tonë, erdhën e na e morën edhe shpresën tjetër. Me ata të racës së verdhë u ngritën edhe profetët e mëdhenj arianë. Zoroastri i madh, Mani, Buda, Konfuçie i urtë dhe mendimtari i madh Lao Cu. U hap një dritare e shpëtimit.. Zoti i armatosi të dërguarit e tij që të na shpëtojnë nga vuajtja dhe nga skllavërimi, kështu që shtypjen dhe shërbimin do ta zëvëndësonte besimi dhe adhurimi.

Tani vëlla, degjo. Këta lajmëtarë të zgjedhur vinin nga kuvendi i tyre i shenjtë dhe, duke mos na e kushtuar as kujdesin më të vogël, madje pa i përmendur fare as emrat tanë, shkonin drejt e në pallatet e tyre.
Ne i besuam Konfuçies, i cili foli aq shumë për shoqërinë dhe njerëzinë. Ne e pamë atë se si arriti deri në postin e ministrit dhe u bë shoqërues i princërve kinezë.

Edhe Buda, që ishte një princ i madh, u tjetërsua prej nesh, dhe nëpërmjet sprapsjeve dhe asketizmit e pa brendinë e vet, “nirvenën” – se ku ështe ky vend, ne nuk e dimë – dhe krijoi mendime të mëdha.
Zoroastri ishte përcaktuar për profeci në Azerbejxhan. Ai nuk e ktheu kokën t’i shohë trupat tanë të rrahur me kamxhik dhe rrobat e zeza që i mbanin per varret e mijëra vëllezërve skllavë, por nxitoi Të shkojë në Balk; u nda prej nesh për rehatinë e pallatit të Gushtasbit.

Edhe Mani e luftoi errësirën dhe foli për dritën. Ai pëshpëriste për driten në veshët e të burgosurve e të shtypurve. Ne thamë, “Ky është ai që flet për shpëtimin tonë, por ai i mblodhi fletët me të thënat e tij për dritën, dhe pergamentin ia dha Shapurit të sasanidëve. Këtë lavdërim ia dorëzoi me rastin e kurorezimit të tij. Nderi më i madh i tij ishte që me suiten e Shapurit t’i vizitojë Sarandibin, Balkun dhe Indinë. Pastaj, me fjalët që i tha na shtriu për toke, “Kushdo që ka humbur, e ka berë këtë nga thellësia e errësirës, ndërsa kushdo që ka ngadhënjyer, këtë e ka bërë nga thellësia e drites.” A nuk është e vërtetë se gjatë historisë, ne kemi qenë ata të humburit?”
Dëgjo vëlla! Ti ishe sakrificë e kqtyre varreve të mëdha monumentale, kurse unë u sakrifikova për këto pallate të mëdha. Papritmas, vërejta se në mesin e faraonëve dhe të mbretërve, të cilët na skllavëruan dhe na detyruan të punojmë, pati edhe të tillë që ishin pasardhës të të dërguarve dhe prijës formalë të fesë.
Prej Palestine e gjer në Iran, në Egjipt, në Kinë, kudo qe shtrihej shoqëria dhe qyteterimi, ne shërbenim vetëm për të bartur gurë e për të ndërtuar piramida, pallate të mëdha dhe tempuj madhështorë.

Pastaj u detyruam t’u bindemi të dërguarve dhe trashëgimtarëve të tyre. Ata na i lidhën duart në një menyrë tjetër, dhe në emër të tatimeve fetare, na p1açkitën fare. Ata na shtynë të lufojmë për fenë në emër të xhihadit (përpjekje shpirtërore dhe fetare, luftë e shenjtë). Na dërguan në fushebeteja të tjera; kudo që na dërgonin, ishim të detyruar t’i flijojmë fëmijët tanë në altarin e tempujve të tyre, pranë idhujve të tyre.

Vëlla, ti nuk e di se të gjithë tempujt u qelbën nga gjaku i fëmijëve tanë të pafajshëm. Ne kaluam mijëra vite më të rënda se ato që i kishe ti dhe që i kishte fati yt. Ne ndërtuam varreza, tempuj dhe pal ate. Mënyra e jetës nën faraonët, mbretërit dhe pqrfaqësuesit e tyre, na ra mbi kokë. Tri të pestat e pasurive dhe begative të Iranit na i moren në emër të priftërinjve të Magit dhe të Ahura Mazdës. Për ta, ne ishim vetëm skllevër dhe punëtorë të fermave. Priftërit e Zotit i morën katër të pestat të tokës Së punueshme.

Për tempujt punonim pa pagë, i ndërtuam pallatet e mëdha të Romës dhe tempujt e Kinës, dhe më në fund vdiqëm.
Por unë, që jetova me mijëra vjet pas teje dhe që e pashë vdekjen e gjithë vëllezërve tanë dhe të gjeneratës sonë, kuptova se edhhe zotat nuk e duan robërinë dhe se robëria ka qenë e mbështetur në ligje të ndryshme. Priftërinjtë dhe njerëzit e fesë janë vetem nje instrument tjetër për sigurimin e pallateve, të varreve dhe të shpjegimit të këtij sistemi.

Pastaj, kur të shkolluarit dhe njerëzit e urtë që mendojnë dhe kuptojnë më mirë se ne, siç është për shembull Aristoteli, thanë se “Disa janë krijuar për t’u bë rë skllevër, e te tjerët jane krijuar për t’u bërë pronarë,” atëhere unë u binda se ne jemi të krijuar si skllevër me qëllim që të ndërtojmë monumente, dhe se ky qenka fati ynë. Fati ynë qenka që të ngrejmë barra të rënda, të jemi të shtypur e të na fshikullojnë, dhe asgje më teper.
Por, pastaj vëlla, më erdhën lajmet se një njeri i quajtur Muhammed (s.a.v.) zbriti nga mali dhe klithi pranë tempullit, “Unë erdha nga Zoti”. U drodha nga frika sepse, ndoshta kjo nuk ishte asgjë tjetër, pos një formë e re e mashtrimit për një shtypje të re; prandaj kur filloi t’i shpjegojë fialët e tij, unë as që i besova.
“Unë erdha nga Zoti. Zoti ka kërkuar që të gjithë skllevërit dhe të varfërit të ndihmohen, dhe se ata janë ata që duhet ta trashëgojne tokën.”

U çudita shumë. Si mundet që Zoti t’u flasë skllevërve dhe të varfërve dhe t’u premtojë shpëtim, udhërrëfim dhe trashëgim të tokës? Nuk mundesha të besoj. U thashë. “Ky është një princ mu ashtu siç ishin edhe të dërguarit e tjerë të Iranit, te Kinës apo të Indisë, të cilët qenë caktuar për të dërguar, ashtu që me përkrahjen e të varfërve të jenë në gjendje të krijojnë një fuqi të re. Ata më thanë; “Jo. Ai është jetim. Ne e kemi parë se ai është bari. Bagëtitë e tij janë aty prapa malit.”

Unë thashë, “Mrekulli! Si është e mundur që atë ta ketë zgjedhur Zoti mu nga radhët e barinjve?” Ata thanë, “Ai ështe hallka e fundit në zinxhirin e të dërguarve barinj (të Ibrahimit). Te gjithë të dërguarit e tij, ishin barinj.”
U dridha i tëri nga nderimi që ndjeva, ngase për herë të parë, i dërguari rrodhi nga mesi ynë.
Në të gjeta besimin, sepse pranë tij i pashë të gjithë vëllezërit e mi: Bilalin, skllavin, i lindur nga nëna dhe babai që edhe vetë ishin skllevër nga Etiopia dhe të huaj në këtë tokë të re; Selmanin, endacakun nga Irani, që ishte shitur si skllav; Ebu Zerrin, një varfanjak të panjohur nga shkretëtira; Salemin, nje skllav i zi i gruas së Huzejfe-së. Të gjithë këta tani u bënë idhtarët e tij. I besoja dhe kisha besim në të, ngase pallati i tij kishte vetem disa dhoma nga balta, të cilat i kishte ndërtuar ai vetë. Vendi ku ai pushonte ishte një shtrat prej dërrasave i mbuluar me gjethe të palmës së hurmës…../ FRYMA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne