Podgoricë – Sulm me bombë në ambasadën amerikane

Një person i panjohur hodhi një lëndë shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi. Sulmi ndodhi diku rreth mesnatës, ku bëhet e ditur se edhe personi ka hedhur veten ne erë. Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë “ka shumë të ngjarë” të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces. Ambasada amerikane në Podgoricë po ashtu e konfirmoi sulmin. Policia thotë se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. Policia e Malit të Zi ka bllokuar rrugën ku ndodhet Ambasada, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Nënsekretari amerikan për diplomacinë publike dhe çështjet publike, Steve Goldstein tha se askush në ambasadë nuk është plagosur. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës. “Ambasada e ShBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”,- thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e saj.

Ambasada po ashtu i udhëzoi amerikanët që t’i shmangin tubimet e mëdha në Podgoricë dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime mbi situatën. Ajo i anuloi të gjitha shërbimet konsullore të parapara për ditën e sotme. Mali i Zi i është bashkuar NATO-s vitin e kaluar, duke zemëruar kështu qytetarët pro-rusë në Mal të Zi. Përndryshe deri në këto momente nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e Qeverisë Malazeze, por ajo çfarë vërehet këtë mëngjes janë forca të shtuara policore në pothuajse të gjitha qytetet e Malit të Zi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne