A do të jetë Libani Lufta e Ardhshme e Energjisë?

Nga F. William Engdahl

Në Lindjen e Mesme është duke u formësuar një tjetër konfrontim gjeo-politik dhe jo vetëm me përfshirjen e Izraelit, Sirisë dhe Iranit. Ashtu si shumica e konflikteve në këtë rajon, ky konflikt përfshin një luftë në lidhje me burimet e hidrokarbureve –të këtilla si nafta dhe gazi. Fokusi i ri është një mosmarrëveshje që ekziston mes Izraelit dhe Libanit në lidhje me demarkacionin e saktë të Zonës Ekonomike Ekskluzive midis këtyre dy vendeve. Ndër aktorët kryesorë në këtë konflikt për momentin, përveç qeverive të Izraelit dhe Libanit përfshihen edhe Rusia,Hizbullahu libanez, Siria, Irani dhe SHBA-ja e cila po qëndron në hije. Sulmet e fundit izraelite mbi bazat e dyshuara iraniane apo në kampet e Hizbullahut brenda Sirisë janë të lidhura ngushtë me synimin izraelit për të parandaluar një lidhje tokësore nga Irani duke kaluar përmes Sirisë duke krijuar infrastrukturën bazë të Hizbullahut në Liban. E gjithë situata ka potencialin që të degjenerojë deri në një luftë më të shëmtuar që askush nuk e dëshiron, domethënëtë paktën pothuajse askush.

Në vitin 2010 gjeopolitika në lidhje me naftën dhe gazinqë gjendet në Mesdheut ndryshoi thellësisht. Kjo gjë ndodhinë momentin që një kompani e naftës në Teksas, Noble Energy, zbuloi një depozitë të madhe të gazit natyror të Izraelit në det të hapur në pjesën e Mesdheu Lindor, zonë e njohur ndryshe edhe si Fusha Leviatani, një nga zbulimet më të mëdha të botës përsa i përket fushëssë gazit në më shumë se një dekadë. Më vonë,e njëjta kompani nga Texasi konfirmoi edhe disa burime të tjera tërëndësishme të gazit në det të hapur në ujërat e Qipros pranë Leviatanit izraelit, të njohur ndryshe si zona Afërditë. Deri kohët e fundit, paraliza politike me të cilën po perballet Libani në politikën e tij të jashme dhe lufta në Siri e kishin penguar Libanin që të eksploronte në mënyrë aktive potencialin e gazit dhe naftës në det të hapur. Tani kjo situatë është duke ndryshuar. Me ndryshimin e kësaj situate edhe tensionet mes Izraelit dhe Libanit po shkallëzohen gjithnjë e më shumë dhe Rusia po angazhohet në Liban në një mënyrë të guximshme.

Gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Bejrut më 9 shkurt të këtij viti, së bashku edhe me presidentin libanez Michel Aoun, krerët e Totalit, ENI dhe Novatek të Rusisë nënshkruan marrëveshjet e para për nxjerrjen e naftës dhe gazit në sektorin e jashtëm, për të cilat Libani pretendon se janë pjesë e Zonës Ekonomike Ekskluzive të Libanit (Exlusive Economic Zone). Ky eventi tërhoqi një reagim të ashpër nga Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili e quajti tenderin e eksplorimit të Libanit si një veprim “shumë provokues”, duke deklaruar se Libani kishte nxjerrë ftesa për oferta për grupet ndërkombëtare që të investojnë në një fushë të gazit “e cila parë nga të gjitha këndvështrimet na përket neve” (Izraelit).

Tenderët e energjisë nga Libani zhvillohen mes një sfondi të marrëdhënieve të reja dramatike të mbrojtjes të arritura mes Rusisë dhe Libanit, duke krijuar një balancë krejtësisht të re politike në gjithë rajonin e Mesdheut.

Pasuritë e Zonës Levant

Ajo që është tërësisht e qartë në këtë pikë është se pas rreth tetë viteve të eksplorimit në det të hapur në Mesdheun Lindor, rajoni është i mbushur plot me hidrokarbure, informacion ky që më parëas Izraeli dhe as Libani nuk kishin arritur të gjenin. Përsa i përket Libanin, mundësia e shfrytëzimit të burimevetë veta të gazit natyror do të ishte një mirësi e sjellë nga vetë perëndia. Vendi ka vuajtur në mënyrë të vazhdueshme prej ndërprerjeve të energjisë elektrike që nga lufta civile e vitit 1975 dhe deri më tani. Gjatë orareve ditore vendiështë i detyruar që të përjetojë shkurtime të herëpashershme të energjisë elektrike, sepse kërkesa për energji në këto orare i tejkalon kapacitetet e prodhimit me një diferencë të madhe dhe të konsiderueshme. Në mungesë të gazit ose naftës së vet, Libani duhet të importojë naftë të shtrenjtë me një humbje vjetore të ekonomisë së brendshme shtetrore prej rreth 2.5 miliard dollarë. Libani është një nga vendet në botë me borxhi më të lartë të jashtëmqë arrin deri në rreth 145% tëGDP-së së vendit. Lufta siriane dhe ngërçi politik i brendshëm libanez e kanë bërë të pamundur për në periudhë të gjatë kohe eksplorimin e Libanit në det të hapur deri tani.

Një kompani britanike, e njohur si Spectrumka zhvilluar disa hulumtime gjeofizike në zonën e vendosur në det të hapur të liqenit dhe të pellgut Levant në vitet e fundit, duke përfshirë seizmën 3D dhe ka arritur në rezultatet se ujërat libaneze mund të mbajnë brenda territorit të tyre deri në 25 trilionë metra kub gazash të ndryshëm që janë ekonomikisht të rikuperueshme. Zhvillimi i këtyre rezervave të gazit do të ndryshonte në mënyrë thelbësore ekonominë e Libanit. Deri më tani lufta në Siri dhe paraliza politike brenda Libanit e kanë parandaluar shfrytëzimin e burimeve të këtij rajoni në det të hapur.

Perspektivat në këtë aspekt janë mjaftueshëmpremtuese në lidhje me një konsorcium ndërkombëtar të udhëhequr nga gjiganti Total-i i francezëve, ENI i Italisë dhe Novatek i Rusisë, një kompani private e naftës që ruan marrëdhënie të afërta meVladimir Putinit, i cili është bërë përpara me qëllim që të filtohet e drejta për përftimin e produkteve nga ky rajon. Udhëheqësi i Konzorciumit, Total-i ka bërë me dije se pusi i parë do të shpurohet vitin e ardhshëm në Bllokun 4, një sektor i padiskutueshëm në lidhje me përkatësinë e tij, ndërsa një pus i dytë do të ndërtohet në Bllokun 9, blloku që bie pjesërisht brenda një zone së pretenduar si zonë ekskluzive ekonomike nga Izraeli. Kompania Total është treguar e shpejtë për të sqaruar se shpimi i pusit në Bllokun 9 do të zhvillohet rreth më shumë se 15 milje në distancë nga zona kontestuese e pretenduar nga Izraeli. Pavarësisht nga kjo, Izraeli po proteston me forcë në lidhje me shpimin e këtij pusi. Libani ka një mosmarrëveshje të pazgjidhur të kufirit detar me Izraelin mbi një zonë trekëndore të detit prej rreth 330 milje katror përgjatë buzës së tre prej 10 blloqeve të saj.

Neutraliteti rus mes Hizbullahut dhe Izraelit?

Duke pasur parasysh potencialitetin për një konflikt të mundshëm në lidhje me burimet energjetike të rajonit, nuk ka qënë një rastësi që pikërisht në momentin që Libani ka mirëpritur pjesëmarrjen e një kompanie të madhe ruse të naftës, Novatek, në zhvillimin e burimeve të saj në det të hapur, qeveria ruse ka autorizuar Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë të fillojë menjëherë përgatitjet për një traktat të bashkëpunimit ushtarak që do të përshijë një “kornizë gjithëpërfshirëse për koordinim” në nivelin e mbrojtjes me ushtrinë libaneze. Kuadri i këtij traktati thuhet se do të përfshijëtrajime të përbashkëta ushtarake dhe përdorim nga ana e palës ruse të porteve dhe aeroporteve libaneze.

Bashkëpunimi ruso-libanez parashikohet se do të përfshijë gjithashtu edhe“shkëmbimin e informacionit në lidhje me mjetet e mbrojtjes dhe rritjen e aftësive të sigurisë ndërkombëtare të të dyja palëve; aktivizimin e bashkëpunimit të përbashkët kundër terrorizmit; përmirësimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e trajnimit të kuadrove, rajnimeve ushtarake dhe ndërtimit të forcave të armatosura; shkëmbimin e ekspertizës së IT-së; krijimin e mekanizmave për bashkëpunim mesdy ushtrive të këtyre vendeve.” Shkurtimisht është një traktat me rëdësi shumë të madhe.

Kjo gjë, përveç bazave tashmë ekzistencale dhe për më shumëtë përhershme ruse në bazën ajrore të Sirisë nëHmeimim dhe bazës detare ruse në Tartus në Mesdhe, përbën një lëvizje të madhe për nga këndvështrimii Rusisë për të krijuar një rol të përhershëm në rajonin e paqëndrueshëm si paqe-ruajtës ose si një ndërmjetësues, sidomos duke marrë parasysh se besueshmëria e Uashingtonit me premtimet e tij të pambajtura është lëkundur. Kjo marrëveshje mes Rusisë dhe Libanit nuk është pikërisht një nga gjërat që gjendet në listën e dëshiravetë Netanjahut. Sulmet dramatike izraelite brenda hapësirës ajrore siriane që nga 10 shkurti tregojnë atë qëmesa duket është një vendim parandalues ​​izraelit që të përpiqet të prishë linjat furnizuese de-facto mes Iranit, Sirisë dhe Libanit që mund të mbajnë Hizbullahun brenda Libanit, që kanë filluar të dalin në dritë gjatë muajve të fundit.

Izraeli ka paralajmëruar Putinin në lidhje me Hizbullahun

Nëse do të ndodhë që të gjendemi përpara një lufte të re të tështënave ku do përfshihen Izraeli, Libani dhe Siria, kjo nuk do të ishte një luftë për kontroll të thjeshtë të burimeve potenciale të naftës apo gazit në ujërat e Libanit në det të hapur. Objektivi i vërtetë i kësaj lufte potenciale do të ishte Hizbullahulibanez, partia politike dhe milicia shiite e mbështetur nga Irani dhe një aktor i rëndësishëm në mbështetje tëBashar al-Assadit dhe Rusisë në luftën siriane. Nëse Libani do të zhvillonte me sukses nxjerrjen e gazit natyror në rajonin e detit, do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për të stabilizuar ekonominë libaneze, për të minimizuar nivelin e papunësinë që aktualisht është shumë i lartë dhe, siç e sheh edhe Netanyahu, përforcimin e mëtejshëm të Hizbullahut pro-iranian si faktor kyç i stabilitetit.

Para sulmeve mëtë fundit izraelite brenda territoreve të Sirisë, historitë e fundit të shtypit izraelit kishin shkruar nën një titull provokues, siç është ai i fundit nga Jerusalem Post: “5 arsyet pse Izraeli është gati për luftë kundër Hizbullahut në Liban”. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nisën një lojë lufte që simulon një përplasje të tillë të mundshëm me Hizbullahun. Trupat e Forcave Mbrojtëse të Izraelit praktikoheshin duke u zhvendosur nga një mbrojtje në një qëndrim sulmues dhe duke kryer manovra të dizajnuara për terrenin e Libanit të Jugut.

Nëntorin që lamë pas është diskutuar në lidhje me një front i dytë në një luftë të mundshme izraelite kundër Hizbullahut të Libanit kur Princi i Kurorës Saudite dhe mbreti i ardhshëm, Muhammed bin Salman, në mënyrë të paparashikuarka thirrurkryeministrin libanez Saad Hariri në Riad për të lexuar një deklaratë të parapërgatitur nga sauditët për dorëheqje. Në deklaratë Hariri paralajmëroi se nëse Hizbullahu nuk i jep fund mbështetjes së tij ndaj forcave anti-saudite në Jemen, si dhe nukpërfundon angazhimin sirian në mbështetje të Assadit, sauditët ishin të përgatitur të vendosnin sanksione të ashpra ekonomike në Liban ashtu siç bënë në rastin e Katarit. Kjo do të ishte shkatërruese pasi ekonomia libaneze është aktualisht në një situatë që lë për të dëshiruar dhe varet nga remitancat nga rreth 400,000 punonjës libanezë në Gjirin Persik që dërgojnë në shtëpi deri në 8 miliardë dollarë në vit.

Netanjahu i Izraelit ka krijuar një aleancë të hapur me princin saudit bin Salman, me Uashingtonin që qëndron në hije, për të kundërshtuar Iranin dhe ndikimin e Iranit në Siri, si dhe nëLiban dhe nëJemen, pas vizitës sekrete të Netanyahut në Riad në shtatorin e kaluar.

Duke marrë parasysh se administrata e Trumpit është duke deklaruar gjithnjë e më shummëarmiqësinë e saj në rritje kundrejt Iranit, si dhe njohjen e jashtëzakonshme tëkësaj administratedhe provokative të Jeruzalemit si kryeqytetin të Izraelit, parakushtet për një luftë të tretë izraelite të Libanit, e cila është e mbështetur në mënyrë të fshehtë nga Uashingtoni dhe përpara nga sanksionet ekonomike saudite, duke përdorur pretekstin e pretendimeve territoriale ndaj ujërave libaneze në det të hapur, do të kishte potencial të përshkallëzohej në një luftë shumë më të gjerë duke përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme. Duke përfshirë edhe praninë ushtarake të paligjshme të trupave ushtarake izraelite si dhe praninë energjitike brenda Libanit në këtë pikë, Rusia në këtë pikë mund të jetë barriera e vetme për një ndezje të re të Lindjes së Mesme.

Eskalimi dramatik i sulmeve izraelite ndaj Damaskut dhe sulmit sirian për të rrëzuar një avioni izraelit F-16, që gjë ka ndodhur për herë të parë që prej vitit 1982, dhe reagimi joproporcional i Izraelit kundër synimeve siriane sugjerojnë se sa i gatshëm është ky rajon për të përfunduar në konflikte luftarake. Ghassan Kadi shkruan për Saker Blog kohët e fundit në një analizë të shkëlqyer të situatës në rajon, në të cilën shprehet se:

“Degjenerimi më i fundit në konfliktin mes Sirisë dhe Izraelit nuk është një nxitës për një luftë më të madhe. Askush nuk dëshiron një luftë, të paktën jo tani kur të gjithë janë të vetëdijshëm për dëmet e mëdha që mund të rezultojnë nga lufta. Izraeli vazhdon të testojë duke përdorur demogracionin detar, duke testuar kapactetet e mbrojtje ajrore të Sirisë dhe mbi të gjitha është duke testur aftësinë dhe vendosshëmrinë e Russë për të kkrijuar një balancë të vërtetë të fuqive në Lindjen e Mesme.”

Sipas këndvështrimit që propozon ky shkrim, duket sikur Izraeli ka përdorur pretekstin e përfshirjes së dyshimtë të dronëve iranianë dhe mundësisë së përfshirjes në rrëzimin eavionit F-16 izraelit, gjë e cilaështë mohuar nga Siria, për të nisur hetimet për përfshirjen e mundshme ruse dhe iraniane.

Nuk është ende e qartënëse Rusia është në gjendje t’i kontrollojë këto forca nga përfshirja në një luftë në të ardhmen,. Vendimi rus për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Libanin, njëkohësisht edhe përfshirja e një kompanie udhëheqëse ruse e energjisë që fiton të drejtën për të njerrë naftë dhe gaz në zonën e detit të hapur Liban nuk ka qënë gjithësesi vendim i çastit. Kjo është një lëvizje e llogaritur e një lojtari të shahut në një nga territoret më të komplikuara të botës. Për të mirën e njerëzimit le të shpresojmë që Rusia do të arrijë të parandalojë përmushjen e interesave të luftës.

*

F. William Engdahl është një këshilltar strategjik profesor në lidhje me riskun. Zotëron një diplomë në Shkencat Politike nga Universiteti Princeton dhe është një autor best-selling në lidhje me naftën, gazin dhe gjeopolitikën, veçanërisht në revistën online “NewEastern Outlook” ku është publikuar artikulli i tij origjinal.

Burimi : Global Research/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne