Poeti algjerian privohet nga haxhi për shkak të kritikave ndaj regjimit Al Saud

Zyrtarët e regjimit saudit nuk e lejuan poetin algjerian Muhamed Xharobah të merrte pjesë në ritualet e Haxhit për shkak të pozicioneve kritike të tij ndaj politikave të Riadit.

Sipas gazetës Al-Kuds Al-Arabi, poeti i Al-Xhaziras, Muhamed Xharobah, i cituar ka kritikuar ashpër politikat e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, me një emër tjetër ka botuar një libër me titull “Haxhi është për Allahun, jo për regjimin Al Saud”. Poeti algjerian ka botuar shumë artikuj në vende të ndryshme, së bashku me një grup aktivistësh dhe shkrimtarësh sauditë që kundërshtojnë regjimin Al Saud të Arabisë Saudite dhe regjimin Al Khalifa në Bahrejn. Sipas Hamdadush Naser, kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Algjeriane të Paqes, ndalimi Muhamed Xharobah për të udhëtuar në Arabinë Saudite, ka dëshmuar përsëri politizimin e ritualit të haxhit nga autoritetet e Riadit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne