SHBA – Në Hjuston edhe 20 familje shqiptare të prekura nga uragani. Humbën gjithçka

Uragani që ka goditur Hjustonin ka prekur edhe të paktën 20 familje shqiptare.

Ambasadorja shqiptare në Amerikë Floreta Faber informon përmes një postimi në facebook se “janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrembyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.”

Duke shpresuar thellësisht që të gjithë të mbeten jashtë rrezikut për jetën, ambasadorja e SHBA-së i inkurajon të ndihmojnë njëri tjetrin.

Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjëndje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet. Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!

Në Hjuston komuniteti shqiptar përbëhet nga 500-600 familje.

Ambasada ka vënë në dispozicion edhe kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.washington@mfa.gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526 që janë të hapura për cdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët.

“Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.

Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!” e mbyll postimin e saj ambasadorja shqiptare në SHBA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne