Pogradec, bie nga kabina elektrike, vdes 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.5 në Pogradec.

Mësohet se 40-vjeçari me iniciale P.M. është rrëzuar teka po punonte në një kabinë elektrike.

Viktima mësohet se është nga Tirana ndërkohë që po hetohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne