Izraeli arreston ish-deputeten palestineze, Khalida Jarrar

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar Khalida Jarrar, ish-deputeten e Këshillit Legjislativ Palestinez dhe lideres prominente të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacioneve të burimeve lokale, forcat izraelite në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e Jarrar në Al-Bireh. Pas kontrollit në shtëpi ushtarët e kanë arrestuar ish-deputeten Jarrar.

Nga ana tjetër autoritetet izraelite nuk kanë dhënë deklarata mbi arrestimin e saj.

Jarrar edhe më parë më 2 korrik të vitit 2017 ishte arrestuar nga ushtarët izraelitë, pasi ishte mbajtur 20 muaj në burg nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”. Ajo ishte liruar më 28 shkurt.

Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne