Islamofobia Arbana Xharra: Shqiptarët kryejnë aktivitetete ekstremiste në Zvicër

Islamofobia Arbana Xharra vazhdon me sulmet e saj ndaj hoxhallarëve dhe shqiptarëve muslimanë që po jetojnë në Zvicër. Ajo thotë që nuk ka qytet të madh zviceran ku nuk sorollatet një hoxhë që llomotit kundër Perëndimit, dhe që sigurisht sipas Xharrës ky fakt është shqetësues sepse ata janë duke kryer aktivitete ekstremiste në këtë vend.

Gjithashtu Arbana Xharra ka thënë se një imam shqiptar në Basel është kritikuar për shkak të predikimeve të tij që i afrohen antisemitizmit duke kritikuar aktivitetin e hoxhallarëve shqiptarë në Zvicër. “Para disa ditësh nga Zvicra u dëbua një imam kosovar, i cili akuzohej se ka rrahur gruan e tij dhe predikimet e tij fetare kanë qenë në kundërshtim me ligjet zvicerane”, shkruan ajo.

Pas sulmeve të vazhdueshme ndaj besimtarëve muslimanë në trojet shqiptare Xharra tani i sulmon edhe ata që jetojnë dhe predikojnë fenë Islame në Evropë.

Statusi i Arbana Xharra në facebook:

“Shqiptarët po luajnë një rol tmerrësisht prominent në aktivitetet ekstremiste në Zvicër, e sidomos në rrethinat e qyteteve të mëdha si Zürich, St. Gallen, Bernë dhe Basel. Pothuaj nuk ka qytet të madh zviceran ku nuk sorollatet një hoxhë që llomotit kundër Perëndimit. Para disa ditësh nga Zvicra u dëbua një imam kosovar, i cili akuzohej se ka rrahur gruan e tij dhe predikimet e tij fetare kanë qenë në kundërshtim me ligjet zvicerane. Një imam shqiptar në Basel është kritikuar për shkak të predikimeve të tij që i afrohen antisemitizmit”. /Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne