Bota

Sulm terrorsit në Afrin të Sirisë, disa të vdekur

Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të autobombës në qendër të qytetit sirian Afrin, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Në sulmin terrorist që ndodhi në orët e mëngjesit, është aktivizuar bomba në kamionçinën e parkuar në tregun e perimeve.

Sipas vlerësimeve të para 8 civilë që punonin këtu kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital.

Në mesin e të plagosurve gjenden edhe dy fëmijë. Për shkak të sulmit ka shpërthyer edhe zjarr.

Qendra e qytetit Afrin më 18 mars 2018 me anë të operacionit “Dega e Ullirit” është çliruar nga organizata terroriste YPG/PKK, ndërsa terroristët kohë pas kohe shënjestrojnë civilët me autobomba./AA

OPINIONE