Pogradec/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, dëmtohen 2 pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec. Një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion. Si pasojë, dy pasagjerë në furgon janë lënduar.

“Pogradec/ Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është  përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S,  dhe H. S.,  pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanava dhe  shkakut të aksidentit”, njofton policia./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne