Polakët rrahin dhe djegin në publik dordolecin e një çifuti hundëgjatë, ndizet zemerimi tek grupi i hebrenjve (Video)

Kongresi Botëror i Hebrenjve e ka dënuar si antisemite një festë tradicionale të mbajtur në një qytet të vogël polak, e cila përfshin rrahjen dhe djegien e dordolecit që përfaqëson figurën e Judë Iskariotit, tradhtarit të Jezu Krishtit.

Një video që u publikua në faqen vendase ekspresjaroslawski.pl ku tregohen festimet e këtij viti të një tradite të çuditshme polake, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Kongresi Botëror i Hebrenjve e ka dënuar eventin në një deklaratë të bërë diten e dielë.

“Çifutët janë thellësisht të shqetësuar nga kjo ringjallje e kobshme e antisemitizmit mesjetar që çoi në dhunë dhe vuajtje të paimagjinueshme”, tha drejtuesi i përgjithshëm Robert Singer. “Ne vetëm mund të shpresojmë që kisha dhe institucionet e tjera do të bëjnë çmos për të kapërcyer këto paragjykime të frikshme të cilat janë një njollë për emrin e mirë të Polonisë”.

 

Riti i veçantë “judaszki” ose “gjykimi i Judës” mbahet nga qyteti Pruchnik në Poloninë juglindore, i cili ka një popullsi prej rreth 3.500 banorësh. Me një origjinë, ku rrënjët e saj datojnë të paktën që nga shekulli i 18-të, riti zhvillohet të hënën, të enjten dhe të premten e mirë.

Një dordolec prej kashte i Judës, i cili tregon një çifut me një hundë të gjatë, lidhet me litar të enjten dhe varet pranë kishës lokale dhe qëndron aty gjatë gjithë natës. Të premten mbahet një gjyq përçmues dhe tallës, pas së cilit vendasit tërheqin dordolecon përgjatë rrugëve teksa fëmijët e ndjekin atë dhe e rrahin me shkopinj të gjatë, rit që përfaqëson 30 monedhat e argjendit. Më vonë dodoleci digjet, ndërsa mbetjet e tij hidhen në lumin Mleczka.

Sipas një udhëzuesi udhëtimesh i publikuar nga Organizata Turistike Polake, kjo traditë është zbatuar edhe në pjesë të tjera të Polonisë, por Kisha Katolike e ndaloi atë përfundimisht sepse kishte prirje për të shkaktuar dhunë anti-hebreje. Versioni i eventit i mbajtur në Pruchnik është e vetmja ngjarje që ka ngelur.

Traditat popullore ku perfshihet anti-semitizmi kanë mbijetuar gjithashtu edhe në pjesët perëndimore të Ukrainës fqinje, e cila dikur ka qenë pjesë e Polonisë. Skenat tradicionale shpesh përfshijnë dordoleca dhe karikatura çifutesh./rt/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne