Policët francezë kanë shkëmbyer mesazhe raciste ndërmjet tyre

Në qytetin Rouen të Francës pretendohet se 11 policë kanë shkëmbyer mesazhe telefonike ndërmjet tyre me përmbajtje raciste dhe diskriminuese.

Në lajmin e faqes franceze Mediapart dhe radios ARTE, zbulohet se 11 policë ndërmjet tyre në muajin dhjetor kanë ndarë mesazhe dhe biseda nëpërmjet WhatsApp me përmbajtje raciste dhe diskriminuese.

Në lajm theksohet se janë përcaktuar regjistrime audio të bisedave të këtyre policëve dhe se ata kanë mbrojtur idenë e dominimit për të “bardhët”.

Policët kanë ofenduar arabët, gratë, hebrenjtë dhe njerëzit me ngjyrë, thuhet në lajmin në të cilin bëhet e ditur se mesazhet e shkruara ndërmjet këtyre policëve janë zbuluar nga një polic 43-vjeçar me ngjyrë që kryente detyrën bashkë me këto policë.

Në lajm thuhet se polici me ngjyrë ka përcaktuar edhe ofendime ndaj tij në bisedat që janë kryer dhe se ai ka ngritur një padi.

“Prokurori i Rouen, Pascal Prache, në mes të muajit janar ka nisur një hetim kundër këtyre policëve”, vihet në dukje në lajmin në të cilin theksohet se paralelisht me këtë zhvillohet edhe një hetim nga Drejtoria e Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë dhe se në këtë kuadër policët do të kalojnë në bordin disiplinor.

Ndër të tjera, në lajm theksohet se aktualisht policët ndodhen ende në detyrë.

Një polic me ngjyrë që ka folur në radion ARTE theksoi se kolegët e punës kanë kryer veprime raciste.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, në një deklaratë me 27 prill tha se racizmi nuk ka vend brenda policisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne