Polici amerikan: Ne qëllojmë vetëm njerëzit me ngjyrë

Një toger i policisë në Georgia të Shteteve të Bashkuara i është ndërruar detyra, pasi është filmuar gjatë një kontrolli rutinor sa ishte polic në uniformë duke thënë, “ne i qëllojmë vetëm njerëzit me ngjyrë”.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda veturave zyrtare, kanë kapur momentin kur polici Greg Abbott kishte ndaluar një femër gjatë një kontrolli rutinor, e cila u thotë se ishte frikësuar të lëviz duart dhe të marr telefonin pasi do ta qëllonin. Por, Abbott i është përgjigjur asaj duke i thënë, “Ju nuk jeni me ngjyrë, jeni e bardhë. Ne i qëllojmë vetëm njerëzit me ngjyrë”. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ndërsa Abbott-it i është ndërruar pozita dhe tani është pranë tavolinës si administrator derisa të përfundojnë hetimet. Ndërkaq shefi i tij Mike Register ka thënë se në çfarëdo rrethane kolegu i tij nuk është dashur t’i thotë ato fjalë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne