Polici mysliman zhytet në ujin e ngrirë për të shpëtuar një njeri

Një oficer musliman i policisë angleze ka rrezikuar jetën e tij duke zhytur në ujin e ngrirë për të shpëtuar një njeri që po luftonte për jetë në lumin Rochdale të Britanisë së Madhe.

“Disi kam arritur të shkoj tek ai dhe ta çoj në një vend sigurie. Unë nuk do të thosha se jam një notar i mirë, veçanërisht në ujërat e rrjedhshëm”, tha Muhammed Nadim.

Duke folur për Manchester Evening News, ai tha: “Mendova se ky person nuk mund të mbijetojë, kështu që kërceva në ujë për ta shpëtuar atë”.

“Shpëtimi i tij është një ndjenjë e mirë, ne jemi për të mbrojtur njerëzit, për të shpëtuar njerëzit”, tha oficeri.

Shoqata Kombëtare e Policisë Muslimane (NAMP) në Mbretërinë e Bashkuar vlerëson se ka rreth 2,000 oficerë myslimanë në të gjithë Britaninë.

Sipas Censusit në Mbretërinë e Bashkuar në  vitin 2011, Islami është feja e dytë më e madhe në Britani me 2,786,635 myslimanë, të cilët përfaqësojnë rreth 4.4% të popullsisë së përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica dërmuese e myslimanëve të Britanisë së Madhe, që vlerësohet të jenë 2,660,116, jetojnë në Angli, duke formuar 5.02% të popullsisë.

Pastaj janë  76,737 myslimanë që jetojnë në Skoci (1,45%), 45,950 në Uells (1,50%) dhe 3,832 në Irlandën e Veriut (0,21%).

Në nivelin e qytetit, Londra ka popullatën më të madhe të myslimanëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne