Policia e konfirmon/ Kroatja humb jetën në Jezercë, nxirret trupi i pajetë! Ende të bllokuar turistë të tjerë

Një turiste kroate u nxor e pajetë nga Maja e Jezercës këtë të shtunë, pasi rrëshqiti nga lartësia. Ky fakt u konfirmua dhe nga policia. Trupi i 43-vjeçares u nxor pas disa orësh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter.

Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet saktësisht nga shtetas janë aksidentuar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre. Grupi i aplinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Njoftimi i Policisë:

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup aplinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”. Turistja kroate, shtetasja 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do  transportohet me helikopter, drejt morgut. Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne