Rajoni

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e drejtuesve të ‘Gulistan’ dhe ‘Mehmet Akif’

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar drejtori i institucioneve “Gulistan” Mustafa Erdem dhe zevendesi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia, të cilët kanë thënë se aksioni është duke u zhvilluar akoma, njofton.

Të arrestuarit konsiderohet se janë mbështetës të organizatës terroriste FETO, e cila udhëhiqet nga Fetullah Gulen, që akuzohet për pucin ushtarak me 15 Korrik të vitit 2016, që ndodhi Në Turqi.

Ndryshe, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu, Institucionet Edukative Gulistan, e cila menaxhon katër shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, janë pjesë e “organizatës terroriste Gulentiste- FETO”, e drejtuar nga kleriku turk Fetullah Gulen, që aktualisht jeton në ekzil në SHBA.

Shteti turk e konsideron lëvizjen e Gulenit si organizatë terroriste.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulenit në Turqi për ta gjykuar atë për puçin e dështuar të korrikut të vitit 2016./ kosovapost

OPINIONE