BE-ja do ta ndihmojë Turqinë për refugjatët sirianë

Zyrtarët e KE-së, Laura Fallavolita dhe Feyhan Canbay, mbajtën fjalime në komisionin parlamentar të Turqisë, për Migrim dhe Integrime, ku theksuan se bashkë me departamentet turke të sigurisë kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për sigurinë e refugjatëve.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë Turqinë në çështjen e refugjatëve që vijnë nga Siria”, tha Fallavolita në fjalimin e saj.

Canbay nga ana e tij theksoi se po planifikojnë themelimin e dy spitaleve në provincat kufitare Hatay dhe Kilis.

“Gjatë vitit 2017, kemi shpenzuar 800 milionë euro për arsimimin e sirianëve”, tha ai.

Turqia jo rrallë herë e akuzon BE-në për dërgimin jo të shpejtë të ndihmës për refugjatët që janë strehuar në këtë vend.

Të paktën 3,5 milionë refugjatë janë strehuar në Turqi, ndërsa gjysma e tyre janë fëmijë.

Si vend me numrin më të madh të refugjatëve, Turqia për nevojat e tyre ka shpenzuar rreth 30 miliardë dollarë, përfshirë edhe mjetet e autoriteteve lokale dhe ndihmat e sektorit joqeveritar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne