Policia e Shkodrës kap pas 8 muajsh kërkim administratorin e firmës që prodhonte pije false

Policia e Shkodrës ka arrestua administratorin e firmës e cila prodhonte pije alkoolike false. Xhevat Kasemi 53 vjeç ishte shpallur në kërkim që para 8 muajsh, kur edhe gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

“Gykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” për këtë shtetas pasi si administrator i subjektit “Briland” ka prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, janë gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Operacioni për zbulimin e fabrikës u zhvillua në shtator të 2017.

Në atë periudhë në pranga përfunduan 8 persona, 5 prej të cilëve punonjës të AKU-së Shkodër. Ndërsa administratori i subjektit Xhevat Kasemi 53 vjeç, u shpall në kërkim. Ndërkohë u dnaluan edhe punonjësit Syrri Caku 70 vjeç, Fatjon Bushati 29 vjeç dhe Sami Haxhija 59 vjeç. Të katër këta shtetas akuzohen se prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne