Policia e Ugandës pezullon 13 oficerë policie per keqtrajtimin e një grupi të rinjsh besimtaresh muslimanë.

Policia e Ugandës ka pezulluar 13 oficerë të saj për keqtrajtimin e një grupi të rinjsh besimtaresh muslimanë.

Sipas zëdhënësit të policisë Fred Enanga, masa e pezullimit erdhi pasi pamjet e CCTV vertetuan oficerët duke rrahur dhe shkelmuar 45 të rinj muslimanë në një qendër rehabilitimi në periferi të kryeqytetit, Kampala.

Oficerët më vonë arrestuan të rinjtë nga qendra, të e cila drejtohet nga një udhëheqës lokal mysliman Sheikh Muhamed Yunus Kamoga, me dyshimin se ata po trajnoheshin për t’u bërë rebelë anti-qeveritar.

Duke folur në një konferencë për shtyp në selinë e policisë së Ugandës në Kampala, Enanga tha se oficerët e përfshirë në bastisjen dhe keqtrajtimin e 2 qershorit po përballen me Njësinë e Standardeve Profesionale të Policisë për veprimet e tyre keatrajtuese, ndërsa hetimet për ndalimin e 45 të rinjve janë në vazhdim.

“Veprimet e oficerëve të policisë gjatë bastisjes në qendrën e rehabilitimit në Kawempe u konsideruan të papërshtatshme nga drejtoria e policisë. Te rinjte ne qendren e rehabilitimit jane goditur me shpulla dhe shkelma” shtoi ai.

Shoqata e Avokatëve Myslimanë të Ugandës (UMLAS) ka dënuar veprimet e policisë dhe ka kërcënuar se do t’i bëjë peticion Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Ugandës për këtë çështje.

Burimi: Daily Sabah, pershtati Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne