Indonezia mund te kete perdorur paisje pergjimi te Izraelit kundra politikaneve opozitar

Një burim informacioni konfirmoi të hënën se agjencitë shtetërore indoneziane te sherbimit informativ kanë përdorur aparatura dhe programe pergjimi të prodhuara nga Izraeli që mund të hakojnë telefonat dhe t’i kthejnë ato në pajisje pergjimi.

Agjencia Shtetërore e sherbimit informativ dhe policia mund të kenë përdorur “Pegasus” për të pergjuar politikanë dhe aktivistë, duke përfshirë dhe ish-udhëheqësin e opozitës Prabowo Subianto, tha IndonesiaLeaks, një grup i mediave dhe reporterëve investigativë konformoi në një raport të publikuar të hënën (12/06/2023).

Xhakarta mbështet shtetin palestinez dhe nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, por flitet qe pajisjet për të hakuar telefonat nuk erdhën në Indonezi direkte nga Izraeli pohon IndonesiaLeaks.

“Ekipi hetues i IndonesiaLeaks posedon informacion se Pegasus kishte hyrë në Indonezi në vitin 2018,”

Dy burime i raportuan IndonesiaLeaks se një biznesmen i cili ishte arkëtari i ekipit të fushatës së Presidentit Joko “Jokowi” Widodo për zgjedhjet e 2019 dhe tani është ministër, dyshohet se kishte përdorur programin pergjues izraelit kundrejt opozites.

Sakti Wahyu Trenggono, aktualisht ministër i Çështjeve Detare dhe Peshkimit, thuhet se kishte një dhomë të veçantë në shtëpinë e tij ku përdoreshin aparaturat e pergjimit për të ndikuar ne rizgjedhjen e presidentit Jokowi.

Sistemi pergjimit Pegasus, tha një ish-zyrtar i administratës Jokowi për IndonesiaLeaks, mund të depërtonte në llogaritë WhatsApp të kundërshtarëve politikë të Jokowit.

Nje nga ata ate vene ne shenje ishte dhe Prabowo, i cili tani është ministër i mbrojtjes në administratën e dytë të Jokowi, dhe Airlangga Hartarto, kryetar i partisë Golkar dhe ministër koordinues për çështjet ekonomike, thuhet në raportin e IndonesiaLeaks.

Kur BenarNews kontaktoi zyrën e Trenggono të hënën, një zedhenes i ministrit tha se ai nuk ishte në dijeni të informacionit.

Pegasus u krijua nga NSO Group, një nga kompanitë më të suksesshme të teknologjisë në Izrael. Ka pasur akuza të përhapura se autoritetet në disa vende te botes si Bangladeshi kanë përdorur kete teknologji për të pergjuar politikanë, aktivistë dhe gazetarë.

NSO Group deklaron qe i shet produktet e saj vetëm qeverive për qëllime legjitime.

Sidoqoftë, në nëntor 2021, Uashingtoni e futi në listën e zezë kompaninen Pegasus per veprim “në kundërshtim me sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara te Amerikes”.

Sipas raportit të IndonesiaLeaks, policia indoneziane në vitin 2018 bleu fillimisht një sistem pergjimi për 99 miliardë rupiah (6.7 milionë dollarë amerikanë).  Sipas ekspertëve, Pegasus ka një nga aftësitë më të sofistikuara të klikimeve zero.

Policia e shtetit mohoi përdorimin e Pegasus ose dicka te ngjashme me Pegasus dhe deklaruan se ata kurrë nuk kane blerë ose përdorur programin Pegasus. Ne kemi një sistem që ndjek procedurat ligjore të përgjimit, “tha Slamet Uliandi, shefi i departamentit të teknologjisë, informacionit dhe komunikimit të policisë, në raportin e IndonesiaLeaks.

Gjithashtu Semuel Abrijani Pangerapan, drejtori i përgjithshëm i aplikacioneve informatike në Ministrinë e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit, deklaroi se Indonezia nuk ishte  klient i Pegasus. duke ju drejtuar BenarNews.

Ai nuk pranoi të komentojë më tej mbi informacionin e IndonesiaLeaks dhe shtoi se ne merremi vetem me kompanite rajtojmë vetëm me kompanite e sistemeve elektronike dhe permbajtjet e ketyre kompanive,”

Agjencia Shtetërore e Inteligjencës nuk e komentoi raportin. Zyrtarë të tjerë qeveritarë gjithashtu refuzuan të komentojnë.

Aleanca e Gazetarëve të Pavarur, një nga nismëtarët e IndonesiaLeaks, tha se donte te dinte se si u përdoren keto paisje pergjimi kundrejt disa grupeve të caktuara.

“Flitet per shuma te medha parash dhe keto para vijne nga taksapaguesit, ” tha për BenarNews Sasmito Madrim, kryetari i aleancës.

Ai tha se përdorimi i parave të taksapaguesve për interesa politike ose pergjimi te aktivisteve që sakrifikuan për demokracinë eshte i papranueshëm dhe kërkoi që Jokowi të jepte një shpjegim.

“Ne nuk duhet të lejojmë që zgjedhjet e kaluara të njollosen nga akte te tilla që janë të papranueshme, veçanërisht duke përdorur sherbime nga një vend me të cilin nuk kemi lidhje diplomatike, Izraeli,” shtoi ai.

Burimi: Bernama News, pershtati Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne