Policia izraelite ndërhyn ndaj protestuesve në Tel Aviv që kërkuan zgjedhje të parakohshme

Në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, u mbajt protestë me kërkesën për zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Rreth një mijë njerëz u mblodhën në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv me flamuj izraelitë dhe pankarta në duar dhe protestuan kundër qeverisë duke i rënë bilbilave, borive dhe daulleve.

Protestuesit mbajtën në duar postera me mbishkrime kritikuese ndaj qeverisë dhe fotografi të kryeministrit izraelit Netanyahu me mbishkrimet “Ministri i krimit” dhe “Shkatërruesi i Izraelit”. Pas mbylljes së rrugës para Ministrisë së Mbrojtjes, policia izraelite ndërhyri me forcat policore këmbësore dhe me kuaj ndaj protestuesve dhe arrestoi të paktën 3 persona.

Gjatë ndërhyrjes u shënuan konfrontime verbale dhe përleshje mes protestuesve dhe policëve. Policia izraelite konfiskoi gjithashtu disa mjete muzikore dhe megafonë në grupin e protestuesve. Gjithashtu edhe në qytetet si Kudsi Perëndimor, Haifa, Beersheba, mijëra izraelitë zhvilluan protesta me kërkesën për një marrëveshje politike për rikthimin e pengjeve izraelite në Gaza dhe për dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut.

– Pengjet izraelite në Gaza

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, më 7 tetor 2023 nisi sulm gjithëpërfshirës si “kundërpërgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme ndaj palestinezëve dhe vlerave të shenjta kryesisht xhamisë Al-Aksa” si dhe mori peng shumë izraelitë. Në “pauzën humanitare” 4 ditore të arritur më 24 nëntor 2023 ndaj konflikteve në Gaza dhe e cila u zgjat më pas për 3 ditë, u liruan reciprokisht 81 pengje izraelite dhe 240 palestinezë.

Sipas ushtrisë izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen ende 136 pengje izraelite.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 27.238 palestinezë si dhe janë plagosur 66.452 të tjerë. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne