Policia izraelite nxjerr jashtë me dhune adhuruesit dhe zyrtarët nga Xhamia Al-Aksa

Gjatë një bastisjeje në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, policia izraelite nxori serish si dhjetera here te tjera besimtarët që faleshin brenda, zyrtarë dhe rojet e saj.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite bastisi Mesxhid Al-Aksanë, ndërsa gjatë bastisjes, ka nxjerrë besimtarët që faleshin, zyrtarët e xhamisë dhe rojet.

Veprimi i tillë i policisë izraelite është cilësuar “i rrezikshëm”.

Siç njoftohet, zyrtarët dhe rojet e vakëfit janë lejuar të kthehen sërish, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e bastisjes.

Në bastisjet e kaluara nga policia izraelite, zyrtarët dhe rojet e Aksasë nuk lejoheshin të dilnin, por veprimi i fundit është cilësuar si “i pazakontë”

Bastisje te tilla ndodhin shpeshhere ne Palestinen e pushtuar ku rregullisht forcat pushtuese te izraelit ushtrojne dhune mbi frekuentuesit e xhamise qofshin ata te rinj, femije, gra dhe pleq./AA/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne