Policia izraelite përleshet me palestinezët para namazit të Bajramit në Kuds

Arrestohen të paktën 4 persona pas një përleshjeje mes policisë izraelite dhe palestinezëve që kërkuan të falin namazin e Fitër Bajramit në dyert e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën okupim.

Shumë palestinezë që jetojnë në Kudsin Lindor u mblodhën në Qytetin e Vjetër brenda të cilit ndodhet xhamia Al-Aksa për të falur namazin e Fitër Bajramit në dyert e xhamisë e cila është e mbyllur për shkak të COVID-19.

Policia izraelite me arsyetimin se për shkak të COVID-19, në ambientin e hapur mund të falen kolektivisht vetëm 50 persona ngriti barrikada në dyert e Qytetit të Vjetër dhe u përpoq të pengojë arritjen e palestinezëve në dyert e xhamisë Al-Aksa.

Si rrjedhojë ndodhi një përleshje mes policisë izraelite dhe shumë palestinezëve që kapërcyen barrikadat dhe kërkuan të falin namazin e Bajramit në dyert e Aksasë.

Policia izraelite arrestoi të paktën 4 palestinezë. Ndërkohë pas përleshjes palestinezët kaluan barrikadat dhe mbërritën në dyert e xhamisë Al-Aksa.

Palestinezët që kanë hyrë në Fitër Bajram nën hijen e okupimit dhe COVID-19 falën namazin e Bajramit në dyert e xhamisë Al-Aksa.

Për xhaminë Al-Aksa e cila qëndron e mbyllur prej më shumë se dy muajsh për shkak të COVID-19 është njoftuar se do të hapet sërish për adhurim pas Fitër Bajramit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne