Bota

Fillon gjykimi kundër kryeministrit izraelit, Netanyahu

Në gjykatën rajonale izraelite të Kudsit që ndodhet në Kudsin Lindor nën okupim, filloi gjykimi kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i cili ka hyrë në histori si kryeministri i parë që gjykohet në Izrael gjatë mandatit të tij.

Në gjykimin që ka ngjallur interes të lartë në mediat izraelite dhe ato ndërkombëtare ishin të pranishëm Netanyahu dhe avokatët e tij.

Gjithashtu në gjykatë erdhën shumë ministra dhe deputetë për të mbështetur Netanyahun.

Në një deklaratë para seancës, Netanyahu kërkoi që seanca të transmetohet drejtpërdrejt duke pretenduar se policia dhe prokurorët i kanë ngritur komplot.

Policia izraelite bllokoi shumë rrugë përreth gjykatës, ndërsa helikopterët e policisë siguruan mbështeje ajrore.

– Kundërshtarët dhe mbështetësit e Netanyahut mbajtën protesta

Opozitarët që zhvilluan protestë para seancës përballë rezidencës kryeministrore në Kudsin Perëndimor kërkuan dëroheqjen e Netanyahut.

Ndërsa mbështetësit e Netanyahut u mblodhën në afërsi të gjykatës duke dhënë mbështetje për kryeministrin izraelit.

Theksohet se do të zgjasë gjatë gjykimi i Netanyahut i cili pas zgjedhjeve të parakoshme që u mbajtën më 2 mars kaloi në krye të koalicionit të ri të formuar dhe i cili është politikani me detyrën me kohën më të gjatë si kryeministër në Izrael.

Kryeprokurori izraelit, Avichai Mandelblit, më 21 nëntor 2019 kërkoi që të ngrihet një padi kundër Netanyahut për tre dosje të veçanta të korrupsionit.

Netanyahu kërkoi imunitet në Parlament por pasi nuk mori mbështetjen e mjaftueshme ai tërhoqi kërkesën e tij. Pas kësaj, prokurori Mandelblit, dërgoi më 28 janar në gjykatë aktakuzën ndaj Netanyahut.

Seanca ndaj Netanyahut ishte planifikuar të mbahej më 17 mars por ajo ishte shtyrë për sot për shkak të masave në kuadër të koronavirusit të ri (COVID-19).

Gjykata rajonale e Kudsit, më 20 maj refuzoi kërkesën e Netanyahut për mospjesëmarrje në procesin e gjykimit me arsye të ndryshme./AA

OPINIONE

INTERVISTA