Forcat izraelite sot qëlluan dhe plagosën një palestinez të shurdhër në një pikë kontrolli ushtarak në Kuds, njoftoi policia izraelite.
Në një deklaratë, policia tha se një palestinez 60-vjeçar nuk i dëgjoi urdhrat për të ndaluar, duke bërë që ushtarët ta qëllonin atë në pikën e kontrollit Qalandia midis Kudsit dhe qytetit Ramallah.
Sipas deklaratës, palestinez pësoi plagë jo serioze.
Dëshmitarët okularë më herët thanë se një palestinez u qëllua në këmbë nga ushtarët izraelitë në pikën e kontrollit,/AA