Tërmet me magnitudë 5.2 në Greqi

Greqia nuk po gjen qetësi as mes situatës së vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Së fundmi shteti fqinj është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Nga mediat vendase është bërë me dije se tërmeti është regjistruar në Greqisë jugore paraditen e kësaj të hëne, por është ndjerë gjithashtu edhe në Athinë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, gjithashtu deri më tani nuk është njoftuar edhe për dëme materiale.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor e kishte epiqendrën 53 kilometra në juglindje të ishullit Hydra dhe në lindje të Peloponezit, me thellësi 90 kilometra.

Mësohet se tërmeti është regjistruar përkatësisht rreth orën 10:27 të mëngjesit me kohën lokale.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne