Policia jep detajet e reja: Në Babicë u sekuetruan 4.5 ton drogë, 3 persona të shoqëruar deri tani

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me drogën e sekuestruar në Babicë ditën e djeshme. Pas lajmit se ishin kapur 10 ton drogë, policia ka thënë se sasia e vërtetë është 4.5 ton kanabis.

Sasia u konfirmua nga policia pas peshimit. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë ka qenë mjeti i transportit.

Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4.5 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve. I pari që bëri denoncimin duke publikuar dhe pamje nga operacioni ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne