Policia ka marrë nën kontroll kampin e muxhahedinëve

Policia shqiptare ka vendosur kufizime të reja në kampin e Muxhahedinëve, të vendosur në Manzë, pak kilometra lart  Tiranës’.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve iraniane Tasnim, e cila thekson se kufizimet e reja janë vendosur për të kontrolluar personat e vendosur atje.

Sipas raportimeve, agjencia shkruan se askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga kampi pa autorizimin e policisë shqiptare.

Ndërkohë pak ditë më parë, qeveria shqiptare ndaloi hyrjen në vend të Maryam Rajavi, kryetare e grupit MEK.

Burimet thanë se gjykata kundër terrorizmit e Shqipërisë e ka lëshuar ndalimin pas shqyrtimit të provave që tregojnë se grupi ka drejtuar aktivitete terroriste në Iran.

Rajavi u largua nga Shqipëria në Francë në fund të qershorit, pasi forcat e policisë shqiptare bastisën kampin për shkak të angazhimit të saj në “terror dhe sulme kibernetike” kundër institucioneve të huaja”, shkruan agjencia.

Ndërkohë në operacionin e policisë në kampin Ashraf 3 u seksuestruan 150 pajisje kompjuterike të lidhura me aktivitete terroriste./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne