Policia konfiskon drogë rrugëve të Prizrenit

Të maskuar me një veturë civile, policët janë vënë në ndjekje të përdoruesve të drogës në qytetin e Prizrenit.

Aksioni i cili ka pasur për qëllim identifikimin e përdoruesve të mariuanës është transmetuar në edicionin e së premtes në Drejtësia në Kosovë.

Policët civil kanë ndaluar makina dhe qytetarë në lëvizje tek të cilët janë zbuluar sasi narkotikësh

Siç shihet në filmimet e transmetuara narkotikët konfiskohen në një veturë Golf 2 e cila ndalohet nga policët.

Pas identifikimit të drogës personat e dyshuar janë arrestuar nga policia.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne