Policia ndërhyn ndaj armenëve që protestuan para institucioneve të BE-së

Policia belge ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj armenëve që zhvilluan protestë para institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.

Grupi i përbërë kryesisht nga armenë, përfshirë edhe persona të ardhur me autobusë nga vende të tjera jashtë Belgjikës, që në orët e para të mëngjesit filluan të mblidhen në sheshin pranë ndërtesave të Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së për të zhvilluar protestë kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Protestuesit qëndruan këtu për një kohë duke hedhur slogane dhe më pas kërkuan të kalojnë në marshim pa leje. Policia belge pas kësaj ndërpreu rrugën dhe nuk lejoi marshimin.

Policia ndërhyri me ujë me presion ndaj turmës e cila nuk u shpërnda pavarësisht kësaj. Pas ndërhyrjes një pjesë e grupit u shpërnda, ndërsa pjesa tjetër e mbetur vazhdoi të qëndrojë.

Forcat policore pas një kohe kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës edhe ndaj grupit që qëndroi dhe gjatë përleshjeve u plagosën disa protestues. Pas këtyre ngjarjeve pjesa më e madhe e protestuesve u shpërndanë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne