Policia publikon emrat e 22 personave më të rrezikshëm në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar listën me 22 personat më të kërkuar në qarkun e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” policia ka publikuar emrat e 22 personave më të kërkuar për Qarkun e Tiranës, ku edhe ka kërkuar kërkon ndihmën e qytetarëve që të kontribuojnë me informacione në lidhje me vendndodhjen e tyre.

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia.

Shumica e personave të kërkuar në Tiranë janë të dënuar për vrasje me burgime nga 20 vite deri në 25 vite burg, ndërsa katër prej të kërkuarve janë dënuar me burgim të përjetshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne