SHBA provokon Rusinë, dërgon luftanije në Detin e Zi

Marina amerikane tha se luftanija USS Donald Cook është nisur drejt Detit të Zi për të kryer operacione të sigurisë detare dhe për të përmirësuar stabilitetin detar me aleatët e NATO-s në rajon.

Luftanija amerikane, që ka kapacitet për të shkatërruar raketa, ishte duke lundruar në Ngushticën e Dardaneleve në Turqi më 19 janar, kur u nis drejt Detit të Zi, njoftoi marina amerikane përmes një deklarate.

“Marina amerikane operon në Detin e Zi në përputhje me Konventën e Montreuksit dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Autoritetet amerikane nuk dhanë ndonjë datë se kur luftanija do të arrijë në Detin e Zi, por agjencia ruse e lajmeve TASS, citoi Qendrën e Kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të ketë thënë se është duke “vëzhguar lëvizjet” e luftanijes USS Donald Cook, që sipas konventës ndërkombëtare, mund të qëndrojë në Detin e Zi jo më shumë se 21 ditë.

Tensionet në rajon janë rritur që nga 25 nëntori, kur forcat ruse të sigurisë kapën tri anije ukrainase qe kishin hyre ne territorin rus pranë Ngushticës së Kërçit, që lidh Detin e Zi me Detin Azov.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne