“Kafeja e të akuzuarve si ideatorë të ndarjes së Kosovës”

Ata të dy janë etiketuar vazhdimisht nga përfaqësues të medias e politikës në Kosovë dhe Shqipëri si ideatori dhe mbështetësi i planit që parashikon ndarjen e Kosovës, i cili sipas ish-kryeministri Sali Berisha është “bekuar” nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Por, ndër të tjera Edi Rama dhe Hashim Thaçi njihen si dy miq shumë të ngushtë dhe takimet e tyre joformale nuk kanë munguar asnjëherë, madje janë të shpeshta në Tiranë.

Dhe siç e do zakoni, është vetë kryeministri Edi Rama ai që shfrytëzon Instagramin për të treguar se ka takuar Presidentin e Kosovës.

Këtë të dielë dy liderët duket se kanë konsumuar kafen e mëngjesit së bashku, teksa në foton e postuar nga Rama shihen të ulur në një bar.

Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar mes tyre, pasi nuk ka detaje mbi takimin, por duke parë zhvillimet në rajon, çështja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi mund të ketë qenë një temë e nxehtë bisede mes Ramës e Thaçit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne