Daçiç: Taksa “lojë” e krerëve shtetërorë kosovarë, do ta pësojë Haradinaj

Ministri Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, e quajti “lojë” të krerëve shtetëror thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Sipas tij më së shumti mund të dëmtohet Haradinaj.

“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”.

Daçiq gjithashtu tha se SHBA-të nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.

Ai shtoi se në muajin shkurt Këshilli i Sigurimit do të mbajë mbledhje, ku Kosova do të jetë temë diskutimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne