Shfaqen ‘maskat’ në Tepelenë, 3 raste brenda natës

Gjatë natës së djeshme qyteti i Tepelenës ka rënë pre e maskave, të cilat kanë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një pastiçeri.

Policia e TepelenesPolicia ka nisur hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa mësohet se grabitësit kanë qenë pa maska. Policia ka ngritur pika kontrolli, por pa rezultat deri në këto momente.

Ende nuk dihet sa mund të jetë dëmi në të tre grabitjet, por mësohet se në dyqan janë vjedhur dy steka cigare dhe ushqime, ndërsa në pastiçeri 20 mijë lekë të vjetra.
Policia dyshon për një grup adoleshentësh problematikë, që janë prej kohësh nën dyshimin e policisë, shkruan Panorama.

Kujtojmë se një tjetër grabitje u shënua në orën e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne