Policia Rrugore gjobit 1522 shofere per shkelje ligjore

“Ndalo mos lëviz”, policia gjobit
1522 shoferë për shkelje rrugore

Rreth 1522 drejtues automjetesh janë gjobitur gjatë 24-orëve të fundit nga Policia Rrugore në të gjithë vendin.

Masat administrative janë dhënë nga policia pas shkeljeve të ndryshme nga këto drejtues mjetesh si për mos vendosjen e rripit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalim të gabuar dhe shpejtësi tej normave të lejuara, dhe një serë shkeljesh të tjera.

Rastet e gjobitura nga policia

212 raste për mos-vendosjen e rripit të sigurimit.

299 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

187 për parakalim të gabuar.

31 për shpejtësi tej normave të lejuara.

28 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Gjithashtu policia bën me dije se janë pezulluar edhe 36 leje drejtimi.

Arsyet e pezullimit të patentave

1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

24 për shpejtësi tej normave të lejuara

11 për mosrespektim semafori dhe të ndryshme.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh nga këta:

7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

4 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne