Gazeta Impakt
  • KREU
  • Shqiperia
  • Rajoni
  • Bota
  • Opinion
  • Sociale
  • Kultura
  • Historia
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Shkence
  • Sport
  • TE TJERA
    • Emisioni IMPAKT
    • Gazeta PDF
    • Kuriozitete
    • Islamofobi
    • Video
    • Libra
Gazeta Impakt
  • KREU
  • Shqiperia
  • Rajoni
  • Bota
  • Opinion
  • Sociale
  • Kultura
  • Historia
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Shkence
  • Sport
  • TE TJERA
    • Emisioni IMPAKT
    • Gazeta PDF
    • Kuriozitete
    • Islamofobi
    • Video
    • Libra
Bota • Opinion

Policia shqiptare nuk ka asnjë shans ndaj komandantëve të MEK të stërvitur nga Mukhabarat i Sadamit

August 17, 2018
10 Min Lexim
Gazeta Impakt

Policia shqiptare nuk ka asnjë shans ndaj komandantëve të MEK të stërvitur nga Mukhabarat i Sadamit

Massoud Khodabandah

Një dramë familjare që po zhvillohet në Shqipëri ia ka dalë mbanë të tërheqë vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Por kjo nuk është një dramë e rëndomtë. Kjo është historia e e Mostafa dhe Mahboubeh Mohammadit, që u lindën në Iran të cilët janë nënshtetas kanadezë dhe përpjekjes së tyre njëzet e një vjeçare për të shpëtuar vajzën e tyre nga një kult i rrezikshëm terrorist.

Në vitin 1997, Somayeh dhe vëllai i saj Mohammad, u rekrutuan duke u mashtruar në grupin e dhunshëm ekstremist, Mojahedin-e Khalq (MEK). Somayeh ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Ata udhëtuan për në Irak për një vizitë dyjavore në kampin e stërvitjes së MEK-ut por nuk u kthyen më në shtëpi. Prindërit e tyre ishin mbështetës së MEK-ut dhe si fillim thjesht i bënë thirrje drejtpërdrejtë udhëheqësve të grupit që t’i kthenin fëmijët e tyre në studimet dhe familjen e tyre. MEK-u nuk ia vuri veshin kërkesave të tyre.

Mostafa nuk ishte në gjendje të vizitonte Irakun, deri në rënien e regjimit të Sadamit në 2003, kur ai udhëtoi në Irak në mënyrë të pavarur nga MEK-u dhe arriti tek fëmijtë e tij. Ai ishte i aftë të shpëtonte Muhammedin dhe ta çonte atë pas në Kanada. Por Somayeh ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga komandantët e MEK që përdorën kontroll të tepërt për t’ia bërë kokën lëmsh dhe frikësuar vajzën. Ajo kishte frikë të largohej, megjithëse ajo i kishte shkruar disa herë marinsave amerikane që ruanin kampin duke i kërkuar për ndihmë.

Somayeh dhe Mohammad Mohammadi në Kampin Ashraf, Irak

Prindërit e saj bënin përpjekje të herëpashershme për t’u takuar të lirë me Somayeh, që ata të mund të bënin të mundur për t’i siguruar asaj një të ardhme me ta në Kanada. MEK-u i mbylli të gjitha dyert dhe pasi bëri kështu, ajo bëri të huaj me njëri-tjetrin një familje të tërë që dikur kishte qenë mbështetëse e flaktë. Mostafa madje kishte marrë pjesë vullnetarisht në vetasgjësimit e orkestruara nga MEK-u në 2003 për të protestuar kundër arrestimit të udhëheqësess së MEK-ut Maryam Rajavi në Paris. Ai shpëtoi vetëm kur një mik i rrëmbeu çakmakun nga dora e tij, pasi Mostafa ishte lagur me benzinë. Tani, MEK-u në vend që ta kthente Somayeh në Kanada dhe të kishte një familje mbështëse aktive për kauzën e tyre, ajo u ka shkatërruar jetën e një vajze të re dhe ka thyer zemrat e familjes së saj.

Somayeh u soll në Shqipëri bashkë me 3.000 anëtarë të MEK-ut pasi Iraku dëboi grupin terrorist. Që nga ardhja e tyre e parë në Tiranë në vitin 2013, anëtarët e MEK-ut kanë frikësuar qytetarët e rëndomtë me sjelljen e tyre frikësuese. Të dendur dhe të dhunshëm por disi të çorientuar, anëtarët e MEK-ut u përhap në kryeqytet si një murtajë. Me qëllimin e një programi çradikalizimi, amerikanët përgjegjës për këta anëtarë i lejuan ata që të mbylleshin pas mureve të mbyllura të një kampi stërvitjeje terroriste të ndërtuar possacërisht për ta në në Manëz në një fshat në rrethin e Durrësit. Pavarësisht kësaj, më shumë se katërqind njerëz kanë arritur të shpëtojnë nga grupi dhe janë të gatshëm të përballojnë vështirësitë se sa të vazhdojnë të jenë të lidhur me MEK-un. Një i arratisur së fundmi i ka përshkruar kushtet brenda MEK-ut si “robëri”.

Në këtë kontekst, Mostafa dhe Mahboubeh tani janë në Tiranë duke bërë një orvatje tjetër për të takuar vajzën e tyre. Këtë herë, pa praninë e anëtarëve të MEK-ut. Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar ata por këta të fundit kanë refuzuar.

Në vend të kësaj, MEK-u i është lejuar të shkojë poshtë, duke nxitur një fushatë propagande dhe frikësimi e cila ka krijuar një krizë të vërtetë për vendin; për qytetarët e saj, qeverinë e saj dhe sigurinë e saj, si dhe për shërbimet e zbatimit të ligjit.

Mediat shqiptare e pasqyrojnë këtë thjesht si një mosmarrëveshje familjare. Por nuk ka të krahasuar mes mes prindërve të rëndomtë që kanë ardhur nga Kanadaja dhe njerëzve që kanë rrethuar Somayeh. Këta janë njerëz, e kaluara e të cilëve tregon se sa të rrezikshëm janë. Kështu që kur policia shqiptare është thirrur për një incident të prishjes së rendit publik, ata jo vetëm që nuk kanë pritshmëri, as nuk kanë përgatitjen, stërvitjen apo burimet për t’u përballuar me ekstremistët e dhunshëm të radikalizuar dhe të stërvitur nga rojet republikane të Saddam Husejnit, shumë prej të cilëve kanë gjak në duart e tyre. Megjithatë, kjo është ajo që qeveria u ka nënshtruar. Madje as shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës së Shqipërisë nuk janë të përgatitur në mënyrë të duhur për t’u përballuar me paparashikueshmërinë dhe papërgjegjshmërinë kriminale të MEK.

Komandantët dhe agjentët e MEK-ut që kanë marrë pjesë në dorëzimin e versionit të MEK-ut për historinë e Somayeh janë si më poshtë:

Komandantja, Jila Deyhim, u rekrutua si studente në Universitetin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar në kohën e Revolucionit të Iranit në 1979. Burri i saj Ahmad Shadbakhti u vra në një përleshje të armatosur me forcat e sigurisë në Teheran. Jila la vajzën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për t’u rritur nga vëllai i saj Khosro Deyhim (ose Haji) në Newcastle Upon Tyne ndërsa vetë ajo shkoi të bashkohej me MEK-un në Irak.

Jila është kryetarja e Operacioneve të MEK-ut në Tiranë. Përveç faktit se dy oficerë të MEK-ut e sulmuan në publik Mostafën në një rrugë në Tiranë, ajo mblodhi më shumë se 60 anëtarë të MEK-ut që të rrethonin rajonin e policisë nr 4 në Tiranë, teksa dy anëtarë të arrestuar të MEK-ut u morën në pyetje nga policia. Pas kësaj, Jila dërgoi 60 anëtarë të MEK-ut për të shpërndarë nëpër qytet me qëllim që të përndiqnin, frikësonin dhe rrihnin ish-anëtarët e MEK-ut. (Zyrtarët e policisë vendore, të cilët ishin mësuar që të përballeshin me krime dhe kriminelë të zakonshëm, u tronditën aq shumë nga sjellja e MEK-ut, sa që ata i shkruan Ministrisë së Brendshme duke i thënë se ata nuk ishin të përgatitur për t’u përballuar me gjashtëdhjetë vetëvrasës vënës bombash të mundshëm dhe kërkuan që forcat e sigurisë përgjegjëse për MEK-un, të siguroheshin që policia nuk do të duhet të përballej me “këta të ftuarit e shtetit” përsëri).

Historikisht, Jila ka shërbyer si komandante gjatë masakrave kurde, “Operacioni Morvarid (Perla)” në 1991, si dhe në shumë operacione të tjera. Dëshmitarët kanë dhënë dëshmi të mëtejshme për torturimin dhe vrasjen e anëtarëve të cilët ishin të pakënaqur në burgjet e MEK-ut/Saddam Husejnit në Kampin Ashraf. Jila “u ngrit në detyrë” si një oficere e inteligjencës e stërvitur nën shërbimin e sigurisë së Sadam Husejnit. Përveç kësaj, ajo kreu stërvitje në terren, drejtimin e tankut, dyluftimin trup më trup dhe komandë SWAT.

Jila Deyhim në Irak dhe në Shqipëri

Homayoun Deyhim – me këmishën ngjyrë rozë që sulmon Mostafa Mohammadin – është vëllai i Jilas. Ai studioi Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar vetëm pak kohë para Revolucionit. Gjatë Revolucionit ai shkoi në Indi për të studiuar për një MSC. Në Indi punoi për MEK-un, por më vonë u rekrutua nga Jila për të shkuar në Irak.

Homayoun nuk ka arritur kurrë ndonjë gradë të rëndësishme, duke punuar kryesisht në departamentet teknike dhe të riparimit. Por ai është i njohur brenda MEK-ut se është i gatshëm për të bëjë gjithçka për t’u ngritur në detyrë. Prandaj, në shumë raste ai është përfshirë në rrahjen dhe poshtërimin e anëtarëve të tjerë në Kampin Ashraf. Homayoun ka marrë një stërvitje bazë ushtarake dhe stërvitje në operacionet e rojave republikane.

Në rajonin e policisë nr 4 në Tiranë, pas arrestimit të tij për sulm ndaj Mostafës, Jila i dha udhëzime Homayoun që të pohonte se Mostafa e kishte sulmuar atë. Ata nuk e dinin në atë kohë se kishte prova video të regjistruara nga skena që tregonin se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Homayoun Deyhim në Irak dhe Shqipëri

Behzad Saffari nga Isfahan shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar stomatologji. Ai u rekrutua nga MEK dhe u dërgua në Irak pasi Rajavi u transferua atje. Ai u plagos në operacion “Dritën e Përjetshme” (Forough Javidan) në vitin 1988 dhe u kthye në Londër për t’u rimarrë veten përpara se të kthehej në Irak. Dëshmitarët pohojnë se Behzadi ishte përfshirë në rrahje në burgjet e MEK. Behzadi kishte mashtruar familjen e tij dhe kursimet e tyre të jetës ia kishte dorëzuar MEK-ut duke pretenduar në mënyrë të rreme që e kishte lënë organizatën. I ati i tij i dërgoi paratë e anëtarëve të familjes në Kanada, por ato përfunduan në llogaritë e MEK-ut në Mbretërinë e Bashkuar.

Behzad kishte ruajtur kontaktet me UNHCR-në gjatë procesit të transferimit nga Iraku në Shqipëri. Anëtarët e mëparshëm tregojnë se si UNHCR-ja i dha çdo individi 100 dollarë për udhëtimin dhe pas mbërritjes së tyre. Kur anëtarët arritën në aeroportin e Tiranës, Behzadi u mori 100 $ nga secili prej tyre dhe u dha atyre njëqind lekë shqiptare si monedhë vendase (rreth një dollar amerikan).

Behzad aktualisht është i përfshirë me ekipet që kërcënojnë ish-anëtarë dhe gazetarë në Tiranë. Behzad Saffari po bashkëpunon me avokatin e MEK dhe përgjigjet ndaj Jila Deyhim.

Behzad Saffari në Irak dhe Shqipëri

Ahmad Taba (ose Akbar), ishte student në UMIST (Mançester) në kohën e Revolucionit iranian në 1979. Ai u rekrutua nga MEK-u për të punuar në Londër dhe më pas u transferua në Irak, pasi Massoud Rajavi shkoi atje.

Ahmedi u stërvit si një pilot helikopteri nga Ushtria Irakiane. Ai u diplomua nga rojet republikane të Sadamit, ku përfshiheshin luftërat guerile dhe taktikat SWAT. Ai gjithashtu kreu një kurs 9-mujor me Mukhabaratin e Sadamit, nga i cili u diplomua si oficer i inteligjencës. Ai vrau shumë civilë në sulmet kurde dhe ka dëshmitarë që e lidhin atë me torturimin e të burgosurve në Kampin Ashraf.

Ahmed Taba në Shqipëri dhe Irak

Somayeh Mohammadi vetë nuk ka lënë kampet e MEK në Irak apo Shqipëri për njëzet e një vjet. Ajo nuk ka asnjë ide se çfarë po ndodh në botën e jashtme. Është e pakuptueshme që një grua që pretendon se po ndjek lirisht një përpjekje politike për ndryshimin e dhunshëm të regjimit kundër Iranit, është e paaftë të takohet me prindërit e saj për t’iu treguar ballë për ballë për vendimin e saj. Prindërit e saj, të cilët e njohin atë aq mirë, thonë se është e qartë se ajo ka frikë dhe nuk vepron me vullnetin e saj të lirë kur flet kundër tyre. Ajo e rrethuar nga personazhet e MEK-ut të mësipërm, është e qartë se ajo është nën kontroll dhe nuk është në gjendje të flasë ose të veprojë për vete në ndonjë mënyrë kuptimplotë. Kjo nuk është një mosmarrëveshje familjare, Somayeh është një peng.

Nën trysninë e kontrollit shtrëngues, ekspertët lehtë mund të njohin në Somayeh një viktimë e cila në duart e MEK-ut, është detyruar në buzë të një shkëmbi mbi të cilin mund të shtyhet ose të bjerë. Nëse më vonë bëhet e ditur se ajo është zhdukur, ka kryer vetëvrasje, është mbytur në një rezervuar, nuk ka dyshim se qeveria shqiptare duhet të mbajë përgjegjësi. Ajo nuk mund të shpëtojë veten nga dëmtimi, e megjithatë mundësia e dëmtimit të MEK-ut është shumë e lartë. Ajo është në një rrezik shumë të madh.

Shqipëria mund të jetë një shtet i dështuar, por nuk është një shtet bandit si Iraku i Sadamit. Ajo është një shtet me pretendime për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Qeveria mundet dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çfarëdo që ndodh me Somayeh Mohammadi. Mënyra për të parandaluar një rezultat të tillë është ndërhyrja dhe ndarja e saj nga MEK-u.

EtiketaBehzad Saffari Homayoun Deyhim Jila Deyhim Mahboubeh Maryam Rajavi Massoud Khodabandah Massoud Rajavi MEK Mohammed Mostafa Somayaha

Mund tju interesojne

Emisioni IMPAKT • Opinion

Esad Pasha si at i kombit shqiptar dhe perpjekja e hoxhallareve shqiptare per nje Shqiperi Islamike

July 16, 2022
Opinion

PERËNDIMI KA NEVOJË PËR ERDOGANIN MË SHUMË SE KURRË…

July 16, 2022
Opinion

Lufta e tretë botërore ka filluar!

July 16, 2022

Rreth autorit

Shiko te gjitha postimet

Gazeta Impakt

S’ka ndryshime, Zyra e Programit të Përbashkët F-35 do të ekzekutojë planet aktuale
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë dhe kreu i MIT-it ndodhen në Moskë për kontakte

POSTIMET E FUNDIT

  • Esad Pasha si at i kombit shqiptar dhe perpjekja e hoxhallareve shqiptare per nje Shqiperi Islamike
  • PERËNDIMI KA NEVOJË PËR ERDOGANIN MË SHUMË SE KURRË…
  • Lufta e tretë botërore ka filluar!
  • Sanksionet ndaj Rusisë
  • Imam Ahmed Kalaja denoncon policin e antiterrorit Bashkim Lamnica per kercenimet ne xhami

ARKIVI

  • July 2022
  • June 2022
  • May 2022
  • April 2022
  • March 2022
  • February 2022
  • January 2022
  • December 2021
  • November 2021
  • October 2021
  • September 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • March 2021
  • February 2021
  • January 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • May 2020
  • April 2020
  • March 2020
  • February 2020
  • January 2020
  • December 2019
  • November 2019
  • October 2019
  • September 2019
  • August 2019
  • July 2019
  • June 2019
  • May 2019
  • April 2019
  • March 2019
  • February 2019
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • October 2018
  • September 2018
  • August 2018
  • July 2018
  • June 2018
  • May 2018
  • April 2018
  • March 2018
  • February 2018
  • January 2018
  • December 2017
  • November 2017
  • October 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • March 2015