Policia turke zbulon një tjetër magazinë droge të Met Kananit

Policia turke ka zbuluar një magazinë droge të trafikantit shqiptar nga Memaliaj, Met Kanani. CNN turk raporton se në këtë magazinë ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike. Dy personat që ishin pas kësaj magazine kishte lidhje me Met Kananin, i cilësuar si ‘Eskobari Shqiptar’. Magazina ishte përshtatur si laborator me ngrohje e ventilatorë për krijimin e të gjitha kushteve që duheshin për rritjen e kanabisit. Disa ditë më parë policia turke sekuestroi 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptar, Met Kanani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne