Shejh Kishku, hoxha i verbër që mahniti gjithë botën islame

Shejh Abdylhamid Kishku ishte me siguri hatib(ligjërues) më i madh i epokës, të shek. XX-të, i cili me zërin e tij e ka tronditur emocionalisht botën arabe. Për shkak të numri të madh të ligjëratave, por edhe për ndikimin e madh që kanë pas ligjëratat e t’ia, është quajt me emër faris el menabir, që do të thotë kalorës i mimberit.

Gilles Kepel, politologu dhe arabologu i shquar francez, i specializuar për Lindjen e Afërt dhe myslimanët e Perëndimit, e ka quajt Kishkun” sensacion i islamit bashkëkohor egjiptian… i cili me elokuencë të posaçme popullore ka arritur sukses të konsiderueshëm. Një gazetë saudite e ka quajt”yll në mesin e hatibëve”, gjersa Richard Antoun, antropologu amerikan i specializuar për studimet islamike dhe të Lindjes së Afërt, e ka quajt “ shumë të popullarizuar, alim(dijetar) shumë kritik i cili nuk joshej nga qeveritarët”.

U lind më 1933 dhe u rrit në Aleksandri të Egjiptit. Si fëmijë ishte sëmurë prej të cilës sëmundje mbeti i verbër. Si dhjetëvjeçar u bë hafiz i Kur’anit, dhe si i ri u pranua në Universitetin më të vjetër Al-Az-har. Pas diplomimit u emërua imam në një xhami lokale të Kajros” Ajn el Hajat” dhe së shpejti u bë shumë i popullarizuar për shkak të hytbeve të t’ia që mbante çdo javë në ditën e xhumasë (premtes). Kishte një stil unik i cili të pranishmit i sillte për të qeshur apo qarë. Ai guximshëm bënte thirrje në ndalimin e zullumeve të regjimeve socialiste dhe të numrit të madh të diktatorëve arab. Publikisht i ka dënuar qëndrimin e tyre ndaj Izraelit dhe ka dënuar ngritjen sekulare të tyre. Ligjëratat e t’ia kanë tërheq me dhjetëra mijëra besimtar dhe se xhamia ku shërbente si imam u detyrua që të zgjerohej për të pranuar të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në ligjëratat e t’ia.

Duke përshkruar popullaritetin e tij Kepeli ceku:”Ishte e pamundshme që të shëtitësh rrugëve e të mos dëgjosh zërin e tij gjëmues. Sapo të hyni në taksi do të shihni si vozitësi i dëgjon hytbet e t’ia të incizuara në audio kaset. Kur të ndaleni të bleni një lëng në kiosk, veshi i juaj do të jetë i bombarduar me hytben të cilën shejh Kishku e ka mbajtur xhumanë e kaluar. Edhe kur të ktheheni në banesë do të dëgjoni me zë si i reciton ajetet kur’anore portieri i cili qëndron në bankinë dhe dëgjon Kishkun.

“Qëllimi i hytbes është që të thirr popullin në rrugë të drejtë dhe të ndalojë amoralitetin. Poashtu përdoret si kundërhelm për sëmundjet shoqërore, ashtu që të vendosej ligj dhe rend në ambientin islam”, ka thënë shes Kishku. Shpesh në hytbet e t’ia ka fol për kalifin Omerin, për shkak të cilit shërbimet e sigurisë shpesh herë ia kanë tërheq vërejtjen. Zakonisht e ka krahasuar sundimin e Omerit me sundimin e tanishëm të shumicës së shteteve myslimane. Ai ka fol se si Omeri është kujdesur edhe për shtazët më të imta, gjersa qeveritë e shteteve myslimane nuk i respektojnë as të drejtat themelore njerëzore.

Në ligjëratat e t’ia njashtu ka kritikuar ministrinë e arsimit egjiptian që mësim besimin nuk e bëri të obligueshëm në të gjitha nivele. Ai ka tërheq paralelen në mes Izraelit dhe Egjiptit duke theksuar se Izraeli e ka futur mësimin e obliguar fetar në të gjitha nivelet arsimore. Me një rast tjetër ka thënë se pozita e rektorit të Universitetit Al-Azhar do të duhej të ishte e pavarur nga qeveria. Ai bëri thirrje në themelimin e Këshillit të ulemasë i cili do të mbikëqyrte zgjedhjen e rektorit dhe do të ishte e pavarur nga shteti.

Ndikimi i Kishkut është ndier edhe jashtë Egjiptit, për të cilin ishte i vetëdijshëm. Gjatë një ligjërate e ka përmendur liderin e atëhershëm libian Muamer el Gadafin gjë që solli demonstrata kundër tij në Tripoli. Ai pastaj ka thënë se thirrja e Gadafit në pejgamberin tonë të dashur, Muhamedin a.s. do të jetë burimi i gjëmës së tij, dhe se do të jetë i përmbysur në mënyrë të turpshme nga pozita e tij dhe se trupi i tij do të jetë i varrosur në një  vend të panjohur. Ai poashtu ka akuzuar edhe ish presidentin e Sudanit, Xhafer Nimeirin dhe presidentin e Sirisë Hafëz el Asadin, të cilët kanë dashur më tepër sekularizmin nga mënyra e sistemit të sundimit islam.

Për më tepër, në ndërlidhjen e qartë të shteteve islame të pasur me naftë, shejh Kishku ka cek se kur shtetet të cilët prodhojnë naftën po të kishin paguar zeqatin në prodhimtarinë e tyre, do të ishte vështirë të gjeje myslimanin i cili do të zgjate dorën për të mbajtur veten dhe familjen. Kishku fuqishëm ka besuar se pagimi i zeqatit nga prodhimtaria e naftës do të zgjidhte shumë problemeve brenda shteteve myslimane. Si po rritej popullariteti i tij ashtu edhe qeveria egjiptiane bëhej e kujdesshme. Nën regjimin e Naserit(1952-1970) Kishku ra në konflikt me pushtetarët lidhur me disa çështje. Si p.sh. ka refuzuar të jep fetvan në vitin 1966 me të cilin lejon dënimin me vdekje të Sejid Kutbit dhe ka refuzuar të konfirmojë se socializmi arab ishte kompatibil me islamin. Me qëndrimet e tilla u bë disident, dhe se një kohë ka kaluar në burg.

Nën regjimin e Sadatit(1970-1981), ligjëratat e Kishkut u bënë jashtëzakonisht të popullarizuara. Edhe më tutje kritikonte sjelljet të cilët i konsideronte shmangie nga parimet islame. Megjithatë, regjimi i Sadatit ishte më tolerant ndaj kritikave të tija, pasi që i nevojitej mbështetja e lëvizjes islame në luftë kundër “komunizmit dhe ateizmit”. Në vitin 1981 prapë u burgos nga regjimi i Sadatit porse u lirua nga regjimi i Mubarakut. Por u lirua me kusht që të heq dorë nga mbajtja e ligjëratave të t’ia publike. Nga ajo kohë jetën e vet e ka kaluar duke shkruar libra gjersa ndërroi jetë me 6 dhjetor 1996. Në çastin  fundi të jetës së tij, para se të shkojë në namazin e xhumasë, në shtëpi ka falur dy reqate porse në sexhden e fundit nuk u ngrit. Ndërroi jetë në sexhde. Allahu ia plotësoi lutjen e tij që ka bërë:”Allahu im, më mundëso të ndërroj jetë si imam, dhe më ringjall gjersa ngrihem nga sexhdja bërë vetëm për Ty, Zot i botërave”./Islambosna

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne