Policia ‘zbërthen’ 6 vrasje që tronditën vendin nga 2021-2023: Autorë të dyshuar Laert Haxhiu dhe grupi i tij kriminal

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth megaoperacionit, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, ndërsa u zbuluan 6 vrasje. Ka qenë vetë drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku që renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.

“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023”, tha Rrumbullaku./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne